12 Maj 2024

Zvicra nuk po e zbaton marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Prishtinë, 19 mars - Në kuadër të koordinimit të aktiviteteve për negocimin e Marrëveshjes Ndërshtetërore të Sigurimeve Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, sot në Kuvendin e Kosovës, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale është takuar me Grupin punues qeveritar për këtë çështje, ndërsa i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i sindikatës në Zvicër, Osman Osmani.

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale tha se Qeveria e Zvicrës ende nuk po e zbaton marrëveshjen me Qeverinë e Kosovës lidhur me sigurimet shoqërore.

Qytetarët kosovarë të cilët kanë kontribuar në shtetin zviceran ende nuk marrin pensione edhe pse të gjitha rastet e hedhura në gjykatë janë zgjedhur në favor të tyre.

Komisioni tha se do të intensifikoj përpjekjet në mënyrë që të zgjidhet çështja e zabtimit të marrëveshjes për Sigurimet Sociale, ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Përfaqësues i Sindikatës UNIA në Zvicër Osman Osmani tha para Komisionit se marrëveshja nuk po zabtohet nga Zvicra vetëm për motive politike.

Këto të dhëna i prezantoi sot përfaqësues i Sindikatës UNIA në Zvicër Osman Osmani, para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, ndonëse Gjykata Federale e Zvicrës ka urdhëruar Qeverinë zvicerane por zbatimin e marrëveshjes, ajo po gjen arsyetime të ndryshme për moszbatimin e saj.

Manipulimi rreth pensioneve invalidore, mungesa e legjislacionit në Kosovë kanë qenë disa nga arsyetimet që ka dhënë shteti zviceran rreth mos-zbatimit të marrëveshjeve, të cilat sipas Osmanit nuk qëndrojnë.

“Edhe të gjithë ata të cilët kanë pa ngjarjen deri ka ardhur të një vendim i tillë e dinë se ky është një hap i motivuar politikisht i Qeverisë Zvicerane në raport me Kosovën që është shumë diskriminues për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët me decenie të tëra punojnë në Zvicër, edhe kanë ndërtuar në mirëqenien e Zvicrës por edhe kanë kontribuar rregullisht në arkat e sigurimeve shoqërore. E kur ka ardhur koha që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ata janë kufizuar” , tha Osmani.

Duke folur për këtë çështje, përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fadil Rracaj, bëri një përshkrim të gjendjes dhe shpalosi detaje rreth angazhimeve për zgjidhjen e këtij problemi.

Në këtë vështrim, ai potencoi se deri tashti janë implementuar pesë nga tetë rekomandimet e Kuvendit, ndërsa të tjerat janë në procedurë.

Mirëpo, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale u zotua për intensifikimin e takimeve me strukturat qeveritare, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë.

“Nga kjo mbledhje dolëm me një rekomandim që të mbahet një takim mes deputetëve, komisionit dhe strukturave tjera qeveritare për çështjen e pensioneve të qytetarëve tonë në Zvicër”, tha deputetja Flora Brovina.

Komisioni parlamentar konsideron se kjo çështje është shkelje e të drejtave të njeriut prandaj në takim u propozua të marr pjesë edhe Avokati i Popullit. 

Kryetari i komisionit, Fikrim Damka, i cili udhëhoqi takimin, ndërkaq, bëri një  njoftim lidhur me vizitën në Zvicër të kryetarit të Kuvendit dhe të tij, në cilësi të kryetarit të komisionit, të realizuar gjatë këtij muaji, në kontekst të negocimit të kësaj marrëveshjeje.

Ai tha se kjo çështje është ngritur nga delegacioni i Kuvendit të Kosovës në secilin takim me zyrtarët e lartë zviceranë, me ç’rast, sipas tij, mirëkuptimi më i madh është gjetur në Parlamentin e Zvicrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)