05 Maj 2024

Zvicra ndihmon Kosovën me rreth 8 milionë franga

Prishtinë, 1 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Konfederatës Zvicerane, e cila ka për qëllim dhënien e asistencës financiare për projektin e furnizimit me ujë në Kosovën Juglindore me vlerë prej 8 milionë 400 mijë franga zvicerane.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ndërsa në emër të  Qeverisë zvicerane nga Ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Lukas Beglinger. 

Ministri Beqaj tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se kemi të bëjmë me një projekt  për furnizimin me ujë për pjesën juglindore të Kosovës,  për Komunën e Ferizajt dhe të Gjilanit, projekt i cili është me vlerë mbi 8 milionë franga zvicerane, nga të cilat mbi 7 milionë prej tyre financohen nga shteti zviceran, ndërsa mbi  1 milion euro bashkëfinancim i Qeverisë përmes MZHE-së.

“Ky projekt ka për qëllim ngritjen e infrastrukturës, por edhe ngritjen e menaxhimit në këto ndërmarrje dhe në kohën kur ky projekt  të përfundojë, kompanitë të jenë të gatshme që të jenë të vet qëndrueshme, të mos kenë nevojë për  ndihmë nga shteti por as nga donatorët “, tha Beqaj.

Ndërkaq, Ambasadori zvicran Lukas Beglinger është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur deri tash me shtetin e Kosovës, e posaçërisht në fushën e përmirësimit të sistemit të ujërave.

Ai ka çmuar punën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, komunave dhe kompanitë regjionale të ujërave për kontributin e dhënë në këtë projekt, duke vlerësuar se ko është një shenjë e mirë se autoritetet lokale i’u qasen atyre problemeve të cilat janë jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve.  

Objektivi i përgjithshëm i kësaj Marrëveshje Projekti është përmirësimi i mëtejshëm i furnizimit me ujë dhe i cilësisë së ujit në komunat Ferizaj dhe Gjilan, si dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë së KRU-së Bifurkacioni dhe KRU-së Hidromorava.

Projekti përfshin krijimin e zonës së re në rrjetin ekzistues urban të gypave në Ferizaj, ndërtimin e dhomës së kontrollit të qarkut, zëvendësimi  dhe riparimi i gypave,etj, ndërkaq në Gjilan rezervarin e ri me dy ndarje me kapacitet total prej 3000m3 dhe lidhjen e gypave dhe valvuleve në rrjetin ekzistues

Kostoja e përgjithshme e projektit është 8 milionë 400 mijë franga zvicerane, nga të cilat Zvicra do të kontribuojë me 7 milionë franga zvicerane, Ministria e Zhvillimit Ekonomik 74 mijë euro, Komuna e Ferizajt, 220 mijë euro dhe Komuna e Gjilanit 80 mijë euro. 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)