29 Prill 2024

Zvicra do të shtojë ndihmat për Kosovën

Bern, 31 janar - Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey ka deklaruar për të përjavshmen zvicerane Zentralschweiz am Sonntag se Berni zyrtar ka ndërmend të shtojë ndihmat për Kosovën.

Në numrin e së dielës të kësaj të përjavshme Calmy-Rey ka deklaruar që nuk do të ketë as kthesë dhe as ndalim nga rruga e deritashme e Zvicrës kur politika ndaj Kosovës është në pyetje.

Zentralschweiz am Sonntag bën të ditur që edhe pavarësisht aprovimit të rezolutës për raportin e parlamentarit zviceran Dick Marty në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, por edhe publikimit të “raporteve sekrete të NATO-s” për figura kyçe të politikës në Kosovë, presidentja Calmy-Rey, që njëherësh është edhe shefe e diplomacisë zvicerane, është duke u “parë” nëse ka mundësi, dhe nëse po, cilat do të ishin ato që t`i shtohet ndihma misionit evropian në Kosovë “EULEX”-it me resurse dhe ekspertiza.

“Pastaj do të shihet nëse mund të shtohen ndihmat për Misionin e BE-së në Kosovë”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse vendimi për njohjen e Kosovës nga ana e Zvicrës ishte i shpejtuar Calmy- Rey ka thënë se “vendimi për ta njohur Kosovën do të thotë të njihet një shtet dhe kjo nuk ndërlidhet me persona të caktuar”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)