30 Prill 2024

Zviceranët më të pasurit në botë

Bern, 16 korrik - Zviceranët janë më të pasurit në botë, duke u renditur shumë më përpara SHBA-së dhe Japonisë, por rritja e pasurisë ka qenë më e fortë në vendet në zhvillim, ku akoma më shumë persona po bëhen pjesë e klasit të mesëm, sipas një studimi të publikuar të mërkurën.

Zviceranët kanë mbledhur në vitin 2010 të ardhura financiare bruto me një vlerë prej 207 393 euro për banorë, një rritje me 4,2 për qind.

SHBA-ja renditet e dyta me të ardhura bruto prej 111 897 euro për person dhe Japonia e treta me 111 598 euro, sipas një klasifikimi të vendosur në pesë vende nga shoqëria gjermane e sigurimeve Allianz.

Franca klasifikohet 15-ta me 63 774 euro, madje para Gjermanisë që renditet e 17-ta me të ardhura bruto për person 60 123 euro.

Në nivel botëror, të ardhurat fianciare bruto janë rritur vitin e kaluar me 6,2 për qind me 95 300 miliardë euro duke kaluar për herë të parë nivelin para krizës financiare në vitin 2007.

Ndërkohë që vendet e industrializuara kanë shfaqur një rritje me një shifër mesatare, vërejmë gjithashtu rritje për Irlandën, Italinë dhe Spanjën, vendet në zhvillim kanë regjistruar rritje të të ardhurave të tyre.

\"Ekonomitë në zhvillim të Azisë, Amerikës Latine dhe Evropës Lindore kanë realizuar një rritje me dy përqind\'\', theksoi Allianz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)