13 Maj 2024

Zvicera dhe diaspora mundësi e madhe për zhvillimit ekonomik

Prishtinë, 29 mars - “Zvicra ka qenë është dhe do të jetë një ndër vendet që ka kontribuar më së shumti për Kosovën qoftë në aspektin ekonomik, politik, social, kulturor, etj. dhe për këtë meriton një falënderim të veçantë dhe besoj se e tërë Kosova është mirënjohëse për këtë mbështetje” theksoi Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu më rastin e pritjes së një delegacioni mjaftë të rëndësishëm nga Zvicra.

Gërxhaliu potencoi se është koha kur duhet të jemi të orientuar drejtë avancimit të bashkëpunimit ekonomik dhe ne veçanti inkurajimin e afaristëve zviceran dhe atyre nga diaspora kosovare për të investuar në Kosovë në veçanti në sektorin prodhues. Sistemi i edukimit zviceran, disiplina në punë dhe shumë çështje pozitive që posedon karakteri i popullit zviceran janë më se të nevojshme për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

“Krahas investimeve në edukim duhet të përdoren këto mundësi për t’i inkurajuar këta biznesmenë për të investuar në Kosovë sepse kjo formë e bashkëpunimit mund të jetë garancë e ofrimit edhe më të madh të dy popujve të të dyja vendeve mike. Kosova është shumë më bukur nga brenda sesa që duket nga jashtë dhe dua të besojë se diaspora kosovare duhet te jetë ambasadori i vërtetë i Kosovës në Zvicër përmes promovimit të vlerave dhe përmirësimit të imazhit të dobët të kosovarëve në këto vende. Nuk duhet diaspora kosovare dhe potenciali i saj të matet vetëm nga  këndvështrimi i potencialit financiar por në të njëjtën kohë duhet gjetur vlerat pozitive që posedon ajo atje” pohoi kreu i OEK-ut.

z. Kohler tha se është i befasuar me këtë realitet të ri të krijuar në Kosovë dhe se është e nevojshme që t’i avancojmë format e bashkëpunimit dhe të shfrytëzohet përparësitë pozitive që posedon Kosova për investitorë të huaj e në veçanti ata zviceran.

“Pajtohem me z. Gërxhaliu se imazhi i Kosovës nuk është në nivel të lakmueshëm por duhet të bëjmë çmos që të kemi vizita sa më shumë që është e mundur nga biznesmenë zviceran për ta vizituar Kosovën dhe në fakt ata ta ndryshojnë opinionin e tyre jo në bazë të asaj që iu prezantohet jashtë por në bazë të asaj që e shohin vetë. Është koha kur duhet vërtetë Kosova të përkrahet më shumë në aspektin ekonomik, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe investimeve në prodhim dhe kjo do të jetë garancë e ardhmërisë stabile të këtij shteti të ri” theksoi z. Kohler.

Gërxhaliu kërkoi nga delegacioni zviceran që të identifikohen institucionet zvicerane për bashkëpunim me qëllim të forcimit të partneritetit më Odën Ekonomike të Kosovës që nënkupton këmbimin e informacioneve ekonomike, organizimin e vizitave studimore, aplikimin në projektet e përbashkëta nga fondet e BE-së, organizimin e ngjarjeve të përbashkëta me qëllim të promovimit të partneritetit dhe tërheqjes së investimeve dhe investitorëve nga Zvicra në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)