14 Maj 2024

Zuckerberg i 52-ti, si më i pasuri në botë

New York, 21 shkurt - Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Mark Zuckerberg është një ndër njerëzit më të pasur të botës, duke u klasifikuar në vendin e 52-të.

Sipas revistës “Forbes”, pasuria e tij për vitin 2011 vlerësohet të jetë 13.5 miliardë dollarë.

Sipas një përshkrimi të bërë nga “The Economist”, nëse Facebook do të ketë një vlerësim të pasurisë prej 100.000.000.000 dollarë si kompani, me siguri që Zuckerberg do të jetë i riu më i pasur i kësaj bote.

Në këtë mënyrë, ai do të jetë njeriu më i ri në moshë, i cili vetëm 27-vjeç gëzon këtë pasuri marramëndëse.

Ai lë pas bashkë-themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, të cilët në moshën 40-vjeçare, bëjnë pjesë në renditjen e 100 njerëzve më të pasur në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)