02 Maj 2024

Zoellick: Bota ndodhet në një zonë të rrezikshme

New York, 24 shtator - Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, thotë se "bota ndodhet në një zonë të rrezikshme". Komentet e tij erdhën gjatë një mbledhjeje vjetore të organizatës në Washington.

Komentet e Zoellick kanë shtuar frikë se ekonomia botërore ka hyrë në rrugë të gabuar.

"Unë vazhdoj të mendoj se një recension i dytë për ekonomitë më të mëdha është i pamundur, por besimi në ndërgjegjen time po gërryhet dita ditës nga lajmet e këqija ekonomike."

"Kriza e prodhuar nga vendet e zhvilluara do të kthehet në krizë edhe për vendet në zhvillim. Evropa, Japonia, dhe SHBA-ja, duhet t'i zgjidhin problemet, përpara se ato të shndërrohen në probleme të mëdha për pjesën tjetër të botës. Nëse kjo nuk bëhet, është papërgjegjshmëri."

Komentet e Zoellick pasojnë ato të kreut të FMN-së, Christine Lagarde, e cila gjithashtu bëri thirrje për reagim të shpejtë për të shmangur mundësinë e një recensioni të dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)