16 Maj 2024

Zhvillimi i Gjermanisë ofron jetë për euron

Prishtinë, 25 gusht - Ndërsa kriza e eurozonës ka një ndikim tepër negativ për ekonomitë e Evropës jugore, ekonomia gjermane ka pasur një zhvillim modest. 
 
Dieter Burmester është shumë i dhënë pas punës dhe pasionit të tij, muzikës. Kompania e tij me bazë në Berlin prodhon paisje audio me vlerë prej mijëra dollarësh, që mund t’i gjesh në makinat luksoze Porsche dhe Bugatti. Por si e shikon zoti Burmester ndikimin e krizës së euros?

“Çfarë krize? A ka krizë? Me sa di unë deri tani industria po ecën shumë mirë dhe këtë e dimë nga prodhuesit e makinave, nga kompani të mëdha si Siemens ose Bayer. Edhe gjendja jonë është shumë e mirë, ne i kemi shtuar fitimet”.

Firma Burmester është shembull tipik i një kompanie të mesme gjermane.  Ajo është pronë e plotë e themeluesit të saj dhe ka vetëm 50 punonjës; ajo nuk mbijeton nga huatë e mëdha e megjithatë konkuron me firma të mëdha globale.

“Mendoj se ndërtimi i një kompanie të tillë Si Burmester, është diçka shumë e vështirë. Por në Gjermani ne kemi një situatë të favorshme. Infrastruktura, furnizuesit që ne kemi, fakti që ne kemi punonjës të arsimuar dhe shumë të angazhuar, krijon kushtet e një situate shumë të mirë\".

Tremujorin e fundit, ekonomia gjermane u rrit me 0.3 për qind. Vende të tjera të eurozonës përjetuan ngecje ose tkurrje ekonomike.

Analisti Ferdinand Fichtner i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike thotë se elasticiteti i Gjermanisë i ka rrënjët pikërisht në kompani të tilla rtë mesme.

“Ato janë boshti i ekonomisë gjermane. Rreth 2 të tretat e të punësuarve në Gjermani bëjnë pjesë në këto kompani dhe ndoshta më i rëndësishëm është fakti që rreth 8 për qind e të trejnuarve në sektorin industrial janë të punësuar në kompanitë e mesme dhe të vogla”.

Gjashtë orë larg Berlinit me tren të shpejtësisë së lartë ndodhet qyteti Shtutgard, qendër e kompanive të mëdha si Porsche dhe Mercedes.

Këtu në vitet 1870, Karl Benz dhe Nikolaus Otto proddhuan automobilin modern. Industria gjermane e automobilëve është tani më e madhja në Evropë. Kompani si Mercedesi janë udhëheqësit e ekonomisë gjermane. Por ato nuk janë burimi i vetëm suksesi. Në një makinë si kjo ka shumë pjesë që prodhohen nga kompani të vogla e të mesme, shumë prej tyre tepër novatore në fushat e tyre.

Në Berlin, adresat e etiketave në magazinën e firmës Burmester flasin për një burim gjithnjë e në rritje të të ardhurave: Azia. Eksportet gjermane në vende jashtë Bashkimit Evropian u rritën me 20 për qind në muajin qershor, krahasuar me një vit më parë. Për krahasim, eksportet e vendeve të tjera të eurozonës ranë me 3 për qind.

Analistët thonë se, që kur Gjermania filloi përdorimin e euros, eksportet gjermane përfituan nga monedha e dobët. Por anketat e opinionit tregojnë se rreth 50 për qind e gjermanëve mbështesin kthimin e monedhës gjermane. Dhe megjithë krizën e euros, kjo shifër ka mbetur thuajse e pandryshuar gjatë viteve të fundit.

Nëse Gjermania shmang recesionin, që ka prekur pjesën tjetër të eurozonës, analistët thonë se kjo do t’i atribuohet kryesisht kompanive të mesme si Burmester. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)