17 Maj 2024

Zhvillimi ekonomik i Kosovës garancë e proceseve integruese

Prishtinë, 5 korrik - “Procesi integrues, është i një rëndësie të veqantë jo vetëm për Republikën e Kosovës,  por edhe për komunitetin e biznesit prandaj, forcimi i dialogut dhe avancimi i partenritetit publiko-privat  janë mëse të nevojshëm për momentin dhe dua të besoj se anavcimi i këtyre proceseve do të përshpejtojë proceset integruese, sepse është e pamundur të mendohet integrimi politik  pa integrim ekonomik dhe internacionalizimin e ndërmarrësisë së Kosovës bazuar në standardet dhe kriteret evropiane”, theksoi Safet Gërxhaliu me rastin e vizitës së përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovës, Smual Zhbogar.

Zhbogar tha se duhet të punohet më tepër në sundimin e rendit dhe të ligjit, dhe me siguri partenriteti mes institucioneve kosovare dhe atyre evropiane është mëse i një rëndësishëm dhe përmbushja e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian  do të jetë i një rëndsie të veqantë për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes së madhe evropiane.

Është e vërtetë se sfidta e Kosovës janë të shumëta, por dua të besoj se zhvillimi ekonomimk është i një rëndëie të veqantë, dhe m’u në këtu fushë duhet të jetëi i theksuar roli i sektorit privat, në veqanti i sektorëve që janë të rëndëishëm siq është, agrobiznesi dhe përpunimi i produkteve bujqësore, ndërtimtaria, IT-a, edukimi, e  të cilat sektore mund të gjenerojnë punësim, qëndrueshmëri ekonomike, promovim të ndërmarrësisë, dhe në veqanti forcim të sektorit prodhues për të cilin Kosova, ka nevojë të madhe.

Gërxhaliu, e ka falenderuar Zhbogar për vizitën e bërë dhe për kontibutin që Kosmisioni Evropain ka dhënë në Kosovë  duke teksuar se kjo formë e bashkpunimit duhte të vazhdohet edhe më tutje dhe se partneriteti me BE-së është garancë e sukseit të quajtur Kosovë edhe për familjen evropiane.

Ai tha edhe se duhet të avancohet forma e bashkëpunimit dhe në veqanti të forcohet evaluimi dhe monitorimi i projekteve me qëllim të krijimit të qëndrueshnërisë dhe kontinuitetit ekonomik në Kosovë.

Strategjia evropiane për zhvillim ekonomik bazohet në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme e në veqanti në sektorin prodhues, prandaj jemi të mendimit se një strategji e këtillë do t’jetë e mirëseardhur edhe për Kosovën dhe se mbështetja e BE-së në këtë drejtim është më se e mirëseardhur për ardhmërinë e Kosovës dhe për forcimin e sektorëve bazikë që do t’kishim efekete pozitive – multiplikative për ekonominë e vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)