13 Maj 2024

Zhduken 200 mijë euro nga kontoja e Ipeshkvisë

Prishtinë, 2 mars - Rreth 200 mijë euro, të dhëna donacion vite më parë për ndërtimin e katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë, dyshohet se janë “zhdukur” nga kontoja bankare e Kishës Katolike.

Ndonëse nuk dihen ende emrat e personave si të dyshuar të mundshëm, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë, ka intensifikuar hetimet në gjetjen e tyre pas një kallëzimi penal të pranuar nga Ipeshkvia e Kosovës.

Prokurori publik i qarkut, Lulëzim Sylejmani, i cili ka në duar dosjen e dorëzuar nga Ipeshkvia, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për humbjen e rreth 200 mijë eurove.

“Ipeshkvia e Kosovës ka dorëzuar një kallëzim penal në janar të këtij viti, ku tregon për zhdukjen e rreth 200 mijë eurove, zhdukje kjo e të hollave që ka ngjarë në vitin 2005 deri në vitin 2006”, ka konfi rmuar prokurori Sylejmani, shkruan Zëri.

Sipas tij, paratë e humbura kishin qenë donacion për ndërtimin e katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë dhe, si të tilla, kishin qenë të deponuara në Bankën Kreditore të Prishtinës, filiali në Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)