02 Maj 2024

Zëvendësministri Avdiu merr pjesë n'takimet e Bankës Islamike

Prishtinë, 27 qershor - Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë  të Ministrisë së Financave, kanë udhëtuar sot për në Jeda të Arabisë Saudite ku do të marrin pjesë në Konferencën e rregullt vjetore të Bankës Islamike, e cila do të mbahet më  29 – 30 qershor.

Gjatë kësaj vizitë zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Islamike, ku temë e diskutimit në mes tjerash pritet të jetë edhe marrja e  kredive me interes për Kosovën.

Delegacioni nga Kosova pritet të ketë takime edhe me  përfaqësues  të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)