29 Prill 2024

Vetëvendosje!: Qeveria e Kosovës, qeveri e shpenzimeve

Prishtinë, 11 maj - Nga konferenca për media e Lëvizjes Vetëvendosje! të mbajtur sot, Shpend Ahmeti ka thënë se pas një analize që Lëvizja Vetëvendosje! i ka bërë raportit të shpenzimeve buxhetore nuk ka mbet gjë tjetër pos të konkludojmë që kjo qeveri është qeveri e shpenzimeve.

“Po të ishte vetëm një administratë që paguan shërbime komunale, letra dhe aty këtu ndonjë shërbim tjetër mirë do t’i kishim punët, por kjo qeveri fatkeqësisht paratë që mund të përdoren për zhvillimin e Kosovës i shpenzon kot në luksin e panevojshëm qeveritar.”, ka deklaruar Ahmeti.


Në vetë rishikimin funksional, studimin që qeveria vetë e ka pregatitur me ndihmën e DFID,  mund t’i vëreni rekomandimet që kanë dalë.  Kosova sipas këtij raporti në qeverinë Thaqi një ka pas shumë ministri, krahasuar me shtetet me numrin e njejte te banorëve, Estoninë, me 11 ministri, Slloveninë me 16, Finlandën me 12, Kosova kishte dukshëm më shumë ministri me 18. 

Në vend se kjo sipas Ahmetit të ndryshohet në qeverinë Thaqi 2, kjo veç se u rrit në 19 ministri, duke na bërë edhe njëherë në top-listën e vendeve më joefikase në Evropë.  

Një Kryeministër, gjashtë zv. Kryeministra, 30 zv. Ministra, dhe rreth 120 këshilltarë.  Vetëm pagat e tyre pa marrë parasysh edhe shpenzimet e tjera që çdo ministri bart me vete, ka një kosto vjetore prej më shumë se 2 milion euro.

Ai ka thënë me tutje se në vitin 2008, Kryeministri Thaqi kishte premtuar se do të ketë reduktim të hapësirave për zyra që janë me qira. Në vitin 2010 këto shpenzime kanë arritur në 6.5 milion euro, që janë të barabartë me 14,444 pensione të qytetarëve të Kosovës.

“Së pari qeveria rinovon ndërtesa me çmime marramendëse, koston e të cilave edhe sot po e paguajmë, e më pastaj as ato nuk na dalin mjaft sa që duhet të shkohet në Bansko për tu përpiluar një power-point qeveritar”, ka nënvizuar me tutje Ahmeti.

Në vitin 2010, janë shpenzuar më shumë se 7 milion euro në udhëtime zyrtare, edhe pse rezultatet nga këto vizita kanë qenë të mangëta. 

“Sa për krahasim në vitin 2010, kemi dhënë dikund rreth 4 milion euro subvencione për bujqësi, pra dy herë më shumë para në shpenzime të udhëtimit.”

Në vitin 2010, qeveria ka shpenzuar më shumë se 3.5 milion në shërbime të telekomunikimit, pra në telefona dhe shërbime tjera të telekomunikimit.

Ahmeti ka përmendur edhe luksin qeveritar i veturave ku sipas tij sa më i varfër po bëhet qytetari i Kosovës, aq më luksoze janë bërë veturat qeveritare.

Në vitin 2010, janë shpenzuar rreth 18 milion euro në derivate dhe lëndë të tjera djegëse. Natyrisht, nuk është e tëra karburante por një pjesë e madhe janë. 

Në vitin 2008, qeveria Thaqi 1 kishte lëshuar një urdhëresë administrative, për të monitoruar përdorimin e veturave zyrtare. 

“Kjo është vetëm edhe një premtim dhe vendim në letër i cili nuk u zbatua kurrë.  Edhe sot asnjë institucion qeveritar nuk e din se sa vetura në total i ka gjithë qeveria e Kosovës.   Kjo i ka tejkaluar edhe përmasat e racionales ku tani edhe secili këshilltar ka veturën e tyre në përdorim”, është shprehur Ahmeti.

Ai në fund ka then së vendimet për të blerë makina luksoze të tipit Audi Q7, BMW, X5, Mercedes 350, çmimi i të cilave nuk është nën 70,000 Euro për copë janë veçse një ofendim për qytetarin e varfër të Kosovës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)