08 Maj 2024

Vetëvendosje! kërkon lirimin e mërgatës nga tatimet kufitare

Prishtinë, 21 maj - Lëvizja Vetëvendosje! ka shprehur shqetësimin e thellë për aplikimin e polisës kufitare shtesë me të cilën ngarkohen bashkatdhetarët që vijnë nga diaspora.

Lëvizja Vetëvendosje! i ka bërë një analizë çështjes së polisës kufitare që u ngarkohet  automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Kosovë.

Polisa kufitare është formë e domosdoshme e sigurimit të palëve të treta nga aksidentet që shkaktojnë automjetet me targa të huaja gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë.

Kjo polisë aplikohet për shkak se Kosova nuk është anëtarë e Këshillit të Byrove dhe kartoni i tyre i gjelbër nuk i mbulon dëmet e shkaktuara në Kosovë.

Sipas çmimores së përcaktuar nga Shoqata e Kompanive të Sigurimeve, çdo veturë me targa të huaja që futet në Kosovë paguan 50 euro polisë kufitare shtesë - për një muaj.

“Vetëvendosje” ka kërkuar lirimin e mërgatës kosovare nga tatimet kufitare.

Ndërsa përfaqësuesi I kësaj lëvizje nga Zvicra, Faton Topalli tha se politka në vendin tonë e ka përjashtuar nga proceset politike mërgatën.

Topalli tha se janë harruar kontributet e mërgatës tonë para dhe pas luftës që janë bërë për sigurimin e ekzistencës dhe ndihmës së dhënë politikës në Kosovë. Ai ka kritikuar Qeverinë se ka siguruar 25 vende në Kuvend për 5% të popullatës ndërsa ka përjashtuar nga proceset politike 30% të mërgatës tonë.

“Një qeveri e cila e përjashton 30% të popullatës së vet nga proceset politike nuk është qeveri demokratike dhe nuk është pushteti për të cilin është angazhuar dhe ka luftuar diaspora shqiptare”, tha ai..

Puhie Demaku nga kjo lëvizje tha se vazhdon kërkesa e “VetëVendosjes”, për lirim të mërgatës tonë nga tatimet kufitare, ku sipas saj paguajnë çmime marramendëse.

”Është e dhimbshme mënyra se si shteti i plaçkit bashkatdhetarët e vet kur kihet parasysh fakti se 500 milion euro të hyra vijnë nga diaspora, dhe në vend se të lirohen nga këto tatime ata ngarkohen edhe më tepër”, tha Demaku.

Ajo ka kritikuar edhe kompanitë e sigurimeve që, sipas saj, vendosin për çmime në mënyrë arbitrare për mërgimtarët të cilat paguajnë dyfish tatim varësisht nga cili vend që vijnë në pushim në Kosovë, përderisa sipas saj veturat që hyjnë nga Serbia dhe Mali i Zi nuk paguajnë fare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)