16 Maj 2024

Vetëvendosje! e mbështetë protestën e Pensionistëve

Prishtinë, 25 maj - Lëvizja Vetëvendosje! e mbështetë protestën e organizuar nga Sindikata e Pavarur e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës.

Vetëvendosje thotë së beson se kërkesat e tyre janë të drejta dhe legjitime e si të tilla ato duhet përkrahur plotësisht.

Pensionet janë një e drejtë dhe si të tilla ato nuk duhen të trajtohen si benefite sociale por si e drejtë që i garantohet çdo pensionisti. 

Që nga paslufta e deri tani sistemi pensional nuk ka qenë në funksion të pensionistëve ekzistues, për më shumë ky sistem nuk i trajton fare të njëjtit.

Pra sipas Vetëvendosjes është sistem i fragmentuar dhe aspak në funksion të nevojave të pensionistëve, e gjithashtu edhe atyre që do jenë pensionist në të ardhmen.

Sistemi pensional i ndërtuar për këto 12 vite ka bërë një prerje të menjëhershme prej sistemit të solidaritetit në atë të vetëfinancimit duke i anashkaluar tërësisht pensionistët në mënyrën më të pa-drejtë të mundshme dhe duke i vendosur të njëjtit në kategorinë e rasteve sociale. 

\"Pra, ata që ndërtuan Kosovën me kontribute për vite me radhë, ata që duhet të gëzojnë këtë të drejtë universale, tani më trajtohen sikurse nuk duhet gëzuar këtë të drejtë dhe sikurse nuk kanë kontribuar fare.\"

Lëvizja Vetëvendosje! rithekson përkrahjen për katër kërkesat e Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës:

1. Ligjin pensional dhe invalidor, i cili rregullon dhe siguron statusin e pensionistëve dhe të invalidëve të punës, në bazë të punës dhe kontributeve të paguara (me mesatare prej 60% nga mesatarja e pagave)

2. Të mos aprovohet draft-ligji diskriminues i aprovuar nga qeveria me 21 dhjetor 2011.

3. Të sigurohen subvencione apo lehtësime në shpenzimet komunale, të shërbimeve shëndetësore, transportit urban dhe të energjisë elektrike.

4. Të identifikohen dhe te kthehet prona e paluajtshme e pensionistëve dhe e invalidëve të punës.

Lëvizja Vetëvendosje! thekson se çdo vonesë në ndërtimin e një sistemi të mirëfilltë pensional i cili përfill nevojat e pensionistëve ekzistues, nevojat e kontributdhënësve ekzistues, por edhe nevojat e ekonomisë së vendit do jenë detrimentale për Kosovën dhe kohezicionin shoqëror.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)