02 Maj 2024

Vetëm 8 për qind e pronësisë në Kosovë i’u takon grave

Prishtinë, 28 janar - Femrat kosovare hasin në vështirësi të mëdha gjatë ushtrimit të veprimtarisë afariste.

Edhe pse kushtet për biznes gradualisht po përmirësohen, sërish çështje problematike mbetet financimi. Kështu shprehet edhe Bora Balaj, pronare e një agjencie mode në Gjakovë, që zhvillon afarizëm tash e dhjetë vjet.

Përparimi dhe avancimi i gruas në aktivitete ekonomike është kusht shumë i rëndësishëm dhe një progres i qëndrueshëm për vendin, tha Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula. Ajo theksoi se gratë duhet të angazhohen maksimalisht për avancimin e rolit të tyre në të gjitha sferat, sidomos në afarizëm.

Koordinatorja e Agjencive të Kombeve të Bashkuara, Osnat Lubrani, tha se ndërmarrësia e grave është e rëndësishme për tërë shoqërinë kosovare. Por, ajo theksoi se shifrat në Kosovë, tregojnë një gjendje jo të kënaqshme.

“Vetëm 8 për qind e pronësisë në Kosovë i’u takon grave, ndërkaq vetëm 2 për qind e ndërmarrjeve të vogla e të mesme janë të regjistruara në emër të grave. Ato fitojnë më pak se burrat për punën e njëjtë dhe kanë më pak qasje në kreditim, po ashtu edhe në trashëgimi dhe të drejtat pronësore krahasuar me meshkujt”, tha Lubrani.

Ndryshe, drejtueset e shoqatës afariste të gruas thanë se gratë kanë nevojë edhe më tutje për trajnime, po ashtu për financim dhe kushte më të mira kreditimi, si dhe krijimin e një rrjeti kombëtar të sipërmarrjeve të grave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)