13 Maj 2024

Vërtetimet Tatimore tani merren në zyrën më të afërt të ATK-së

Vërtetimet Tatimore tani merren në zyrën më të afërt të ATK-së dhe mund të përdoren më shumë se një herë

Me qëllim të lehtasimit të procedurave dhe ofrimit të shërbimeve më profesionale, transparente dhe më efektive për tatimpaguesit dhe për të gjithë të punësuarit (qoftë si shërbyes civil apo të punësuar në ndonjë biznes privat), Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se Vërtetimet Tatimore, të cilat lëshohen për të paraqitur gjendjen tatimore të tyre, mund të merren në zyrën më të afërt regjionale të ATK-së.
Vërtetimi Tatimor, si: Vërtetimi për Vizë, Nënshtetësi, Lehoni, etj. mund të merret në Zyrën Regjionale më të afërt të Administratës Tatimore të Kosovës, pavarësisht se cilit regjion i përket tatimpaguesi apo i punësuari, ndërsa Vërtetimi për Tender dhe Vërtetimi për Çregjistrim të biznesit, vazhdon të merret vetëm në Zyrën Regjionale të cilës i përket tatimpaguesi.
Gjithashtu, si rrjedhojë e procesit të përmirësimit të shërbimeve për tatimpagues, nga Shkurti i vitit 2012 ATK ka zgjatur afatin e vlefshmërisë së Vërtetimeve Tatimore me ç’rast tatimpaguesit mund shfrytëzojnë të njëjtin vërtetim më shumë se një herë.
Afatet e vlefshmërisë, janë zgjatur si në vijim:
1. Vërtetimi për Tender – i vlefshëm 90 ditë nga data e lëshimit;
2. Vërtetimi për Vizë – i vlefshëm 6 muaj nga data e lëshimit;
3. Vërtetimi për Çregjistrim të biznesit – i vlefshëm 10 ditë nga data e lëshimit;
4. Vërtetimi për Prishje të nënshtetësisë – i vlefshëm 90 ditë nga data e lëshimit
5. Vërtetimi për “Të tjera” – i vlefshëm 90 ditë nga data e lëshimit

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)