10 Maj 2024

Venizelos: Gjermania ka përfituar nga kriza e Greqisë

Athinë, 7 prill - Kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, në të cilën ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj Gjermanisë, duke se pohuar se ajo është duke përfituar financiarisht nga kriza greke.

Sipas tij, \"Tatimpaguesit gjermanë janë duke përfituar nga një pozicionim i mirë i parave që qeveria po bën, në këtë mënyrë, Gjermania ka fituar nga Greqia rreth 400 milion euro gjatë dy vitet e fundit\", vijon Venizelos duke theksuar faktin se Greqia, sipas tij, nuk është vendi më problematik, pasi borxhi i saj është vetëm 2.5%, e totalit të borxhit të vendeve të eurozonës.

Pyetjes se nëse kërkesat e Treshes janë të tepruara, Venizelos i është përgjigjur se, “Greqia duhet t`i pranojë kushtet e partnerëve, edhe nëse bëhen gabime”.

Më tej në deklaratën e tij ai ka shprehur keqardhjen që nuk u aplikuan më herët disa elemente të caktuara të paketës së dytë të ndihmës, si dëmtimi i borxhit dhe kostot e ulëta të interesit, në mënyrë që Greqia tani të kishte ecur më shumë në drejtim të zgjidhjes së krizës.

Përsa u përket zgjedhjeve, Venizelos shpreson se ato do të zhvillohen në maj. \"Në BE respektohet sovraniteti i shteteve. Organizimi i zgjedhjeve është një çështje e politikës nacionale ndaj nuk duhet presion jashtë. Shumica dërrmuese e grekëve pranon nevojën për reforma dhe dëshiron vendin në Eurozonë”, theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët se nëse ai synon të rishikojë paketën e ndihmës në qoftë se zgjidhet kryeministër, udhëheqësi i PASOK Venizelos, shpjegoi se programi është i kontrolluar në çdo tre muaj dhe theksoi se \"jemi të gatshëm për të aplikuar kushtet, por këto kushte edhe mund të përshtaten\".

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)