07 Maj 2024

Vendet më të zhvilluara gati të mbështesin Europën

Pekin, 27 tetor - “China Daily“, ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se vendet në zhvillim të shpejtë, si Kina kanë rënë dakord të kontribuojnë në një fond shpëtimi europian përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Gazeta që i referohet një burimi të paidentifikuar pranë vendimmarrësve europianë, thotë se
marrëveshja me vendet emergjente mund të përfshihet në dokumentin përfundimtar të samitit të drejtuesve europianë, nëse samiti i Brukselit vendos të hapë këtë fond për investitorët e jashtëm privatë dhe publikë.

Konfirmimi i menjëhershëm i këtyre informacioneve nga burime zyrtare në Pekin ishte i pamundur. Në fakt, Kina ruan me shumë kujdes sekretin mbi mënyrën se si i përdor rezervat e saj kolosale monetare, që në fund të shtatori tejkalonin shumën 3.200 miliardë dollarë.

Duke marrë pjesë në një fond shpëtimi europian, Kina dhe vendet e tjera emergjente mund të bëhen më influente në sistemin financiar botëror para samitit të G20-s, më 3 dhe 4 nëntor në Kanë të Francës, shton “China Daily”.

Fondi Europian i Stabilitetit Financiar (FESF), ka për momentin një kapacitet prej afro 440 miliardë euro, i gjykuar si i pamjaftueshëm për të përballuar një përhapje të krizës në një ekonomi më të madhe si Italia, në shënjestër të tregjeve.

Fondi duhet forcuar ose duke i mundësuar të garantojë borxhin e emetuar nga vende europiane ose i duke i zgjeruar gamën e mjeteve në dispozicion, kryesisht duke iu drejtuar investitorëve të jashtëm.

Në këtë rast, Kina, që mendohet të mbajë afro 500 miliardë dollarë të borxhit sovran europian, sipas ekspertëve francezë dhe gjermanë, që kërkojnë të mos identifikohen, është më në gjendje për të investuar në FESF.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)