28 Mars 2024

Vazhdon solidarizimi i Kosovës me banorët e Shkodrës

Shkodër, 25 dhjetor - Republika e Kosovës vazhdon solidarizimin me banorët e prekur nga përmbytjet në zonën e Shkodrës me dërgimin e një kontingjenti tjetër ndihmash.

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit në Kosovë ka dërguar në bazën e Gjadrit 40 ton ndihma bazë ushqimore për bagëtitë, konkretisht 30 ton barë të thatë, si dhe 10 ton koncentrat.

Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Behlul Behluli, deklaron se këto ndihma janë një detyrim i qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës ndaj popullit shqiptar. Ai premton se ky është vetëm fillimi i kësaj ndihme të rëndësishme për banorët e prekur nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.

Kontingjenti i ndihmave të mbërritura nga Republika e Kosovës ka për destinacion zonën e Dajcit dhe të Bërdicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)