30 Prill 2024

Vazhdon rënia e papunësisë në Turqi

Stamboll, 16 korrik - Vazhdon rënia e papunësisë në vend ku niveli i papunësisë në muajin qershor ra në 9,2 për qind, ndërsa niveli i njëjtë në muajin maj ishte 9,4 për qind.
 
Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi shifrat e papunësisë për muajin qershor.
 
Papunësia në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është ulur për 1.3 pikë dhe tregoi shifrën prej 9,2 për qind.
 
Papunësia jashtë sektorit të bujqësisë u llogarit të jetë 13,4 ndërsa papunësia tek të rinjtë është 19,1 për qind.
 
Ndërsa numri i të punësuarve doli në 24 milionë e 901 mijë. Niveli i papunësisë në muajin maj kishte rënë në 9,4 për qind.
 
Edhe numri i të papunëve kishte rënë në 2 milionë e 571 mijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)