27 Mars 2023

Vazhdon bashkëpunimi për identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të paligjshm

Bazel, 21 dhjetor - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Drejtoresha e Institutit të Bazelit për Qeverisje (IBQ), znj. Gretta Fenner, kanë nënshkruar memorandum për vazhdimin e bashkëpunimit lidhur me gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të paligjshme, që ka për qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar në Republikën e Kosovës.

Ky partneritet do vazhdojë t’iu ofrojë prokurorëve të shtetit ekspertizë ligjore ndërkombëtare për rastet e korrupsionit, krimeve financiare dhe krimit të organizuar, përmes asistimit të tyre në gjurmimin e pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është vazhdimësi e marrëveshjes së 23 shtatorit 2020 ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Institutit të Bazelit për Qeverisje (IBQ), i cili, është mundësuar nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, në kuadër të Projektit SAEK III, projekt ky, që mbështetet financiarisht nga qeveria zvicerane dhe ajo suedeze.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)