25 Prill 2024

Vazhdon aplikimi i penalltive nga AKP-ja

Prishtinë, 24 shtator - Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, (AKP), ka njoftuar se ekzekutimi i penalltive do të vazhdoi për ato ndërmarrje që nuk e përmbushin kontratën.

Po ashtu bordi ka bërë të ditur se shpërndarja e 20 për qindëshit do të vazhdoi dhe deri në janarin e vitit 2011 do të marrin të gjithë punëtorët 20 për qindëshin.

Këto të dhëna u prezantuan në konferencën për media nga bordi i drejtorëve të  AKP-së.

Kryetari i bordit të AKP-së, Dino Asanaj ceku privatizimin e Stacionit të Autobusëve, që ka hasur në kundërshtim edhe nga Ministria e Transportit dhe nga Komuna e Prishtinës.

Ai tha se janë në negociata me Ministrinë e Transportit dhe do të gjendet një zgjidhje.

Mirëpo, Asanaj nuk dha detaje se si do të veprohet me privatizimin e Stacionit të Autobusëve. “Jemi në negociata me aktorët kryesor për privatizimin e Stacionit të Autobusëve. Do të shikojmë tash se si do të përfundojnë negociatat me Ministrinë e Transportit dhe të marrim një vendim”, tha Asanj.

Sipas tij, edhe ekzekutimi i penalltive do të vazhdoi për ato kompani që nuk i plotësojnë kushtet e kontratës, që ne mesin e tyre është edhe hotel “Grand”.

“Penalltitë do të vazhdojnë sepse në kontratë është ashtu. Ajo kompani që nuk i plotëson kushtet normal që do të vazhdojnë penalltitë”, tha ai.

Ai pranoi se ndërmarrja për përpunimin e llamarinës në Vushtrri, “Llamkos”, është kompania e parë që ka dështuar. “Po ‘Llamkos’ është ndërmarrja e parë që ka dështuar. Kemi bërë kthimin e aksioneve dhe bashkë me bordin do të vendosim ta gjejmë një zgjidhje”, tha Asanaj.

Ai tha se të gjithë kontarktuesit nëse nuk i përmbushin kontratat do t’iu shkëputet kontrata. Edhe për komercializuesin “Adi”, në Lipjan që nuk i ka plotësuar kushtet i janë dhënë 6 muaj kohë për plotësimin e kontratës. “Për shkak të veprimtarisë specifike që merret ‘Adi’, që merret me shpeztari, kemi vendosur që edhe 6 muaj t’ia shtyjmë afatin e kontratës që ta plotësoi. Pas 6 muajve nëse nuk i plotëson kushtet do t’i shkëputet kontrata”, tha ai.

Asanaj përmendi edhe depozitimin e 280 milion eurove në Bankën Qendrore të Kosovës, që sipas tij është një punë e mirë.

Ndërsa anëtari i bordit të AKP-së dhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK), Haxhi Arifi tha se deri në janarin e vitit të ardhshëm të gjitha listat e 20 për qindëshit do të përfundojnë. “Besoj se deri në janarin e vitit 2011 shpërndarja e 20 për qindëshit do të ndodh”.

Arifi tha se edhe për mos marrjen e pagave nga punëtorët e “Llamkosit”, do të gjendet një zgjidhje. “Duhet të gjetur një mënyrë që punëtorët e ‘Llamkosit’, që kanë diku 13 paga pa ui marrë, tu kompensohen pagat ose nga shitja ose të gjendet një mënyrë dhe unë do të përpiqen që këtë çështje të mos e zvarrisin”, tha Arifi.

Mirëpo edhe anëtari i bordit të AKP-së, Andrea Capussela shfaqi problemin me kontratat. Ai tha se ka probleme edhe me spin off-in special, që ka shkaktuar probleme të natyrës së gjerë. “Cështja është se cka mund të bëjmë që këto kontrata të jenë në interes edhe të biznesit edhe të zhvillimit ekonomikë”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)