29 Prill 2024

Vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e krizës se Eurozonës

Bruksel, 9 gusht - Vazhdojnë përpjekjet evropiane për gjetjen e zgjidhjes së krizës së Eurozonës, krizë kjo që monitorohet nga afër edhe nga e gjithë bota.

Zyrtarët e zonës euro vendosën që të ndërhyjnë në mënyrë të vendosur ndaj tregjeve në botë.

Pritet që Banka Qendrore Evropiane të blej bonot e thesarit të Italisë.

Fillimi i ngritjes së zërave për ndihmë nga Italia pas Greqisë që i shkaktoi kokë dhimbje Evropës i vuri në veprim autoritetet e financave.

Zyrtarët e zonës euro që u takuan të dielën me anë të telekonferencës deklaruan se gjatë kësaj konference në mënyrë të përkushtuar kanë shqyrtuar gjendjen kritike në Spanjë.

Nga zyrtarët të cilët ishin të shqetësuar nga rritja e krizës doli një mesazh kuptimplotë për ndërhyrje në tregje.

Pritet që hapi i parë i kësaj ndërhyrjeje të jetë blerja e bonove të thesarit të Italisë nga ana e Bankës Qendrore Evropiane dhe kështu të përkrahet vendi që gjendet në prag të krizës.

Nga të dy vendet Gjermania dhe Franca që udhëheqin në menaxhimin e krizës në Evropë doli vendim për blerjen e bonove të thesarit nga Italia, Spanja, Greqia, Portugalia dhe Irlanda.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)