28 Prill 2024

Vazhdohet me realizimin e Projektit “Punët Publike - Kosova 2012”

Prishtinë, 15 mars - Edhe gjatë këtij viti do të vazhdohet me implementimin e programit, që u tregua i suksesshëm gjatë dy viteve të kaluara, “Punët Publike – Kosova 2012”, një bashkëpunim që ka rezultuar i suksesshëm me të gjitha komunat e Kosovës.

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, në pranin e shumicës së kryetarëve të komunave ka thënë se të gjithë mund të konkurrojnë me projektet e tyre që ata i konsiderojnë si të rëndësishme për zhvillimin dhe mirëqenien e komunave të tyre prej nga ata edhe vijnë, duke u bazuar në prioritetet e tyre.

Në vazhdim është bërë prezantimi i Manualit për programin “Punët Publike – Kosova 2012”, ku të pranishmit janë njoftuar me të gjitha format e aplikimit për projektet që ata do të prezantojnë.

Objektiv i këtij programi u tha se është gjenerimi i punësimit të përkohshëm për të papunët afatgjatë të cilët janë të regjistruar në Shërbimet Publike të Punësimit.

 Përmes këtij programi do të synohet mirëmbajtja dhe rehabilitimi i pasurive (aseteve) komunale dhe të hapësirave publike, ku komunat në projektet e tyre mund të përfshijnë rigjenerimin urban, mirëmbajtjen dhe riparimin e infrastrukturës komunale, hapësirave publike, ruajtja dhe rehabilitimi i mjedisit etj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të jetë udhëheqës i përgjithshëm i programit “Punët Publike – Kosova 2012”, ku është e obliguar të siguroj kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe logjistike për implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e programit ku edhe do marrë vendimet përfundimtare mbi financimin e projekteve.

Në këto përzgjedhje të projekteve do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, që ka statusin e vëzhguesit dhe njëkohësisht do të ofroj asistencë teknike.

Të gjitha aplikacionet e projekt-propozimeve duhet të dorëzohen në formularët standardë të aplikimit ku mund të shkarkohen në web faqen e Ministrisë së Punës deh Mirëqenies Sociale www.mpms.rks-gov.net.

Afati kohor për përgatitjen dhe aplikimin me Projekt-Aplikacione do të filloj nga  data 16 mars deri më 2 prill 2012

Kryetari i vetëm i cili përmendi suksesin e arritur deri më tani me projektin “Punët Publike – Kosova 2012” ishte Shaip Surdulli, Kryetari i Kamenicës ku tha se në kuadër të këtij projekti janë realizuar suksesshëm dy projekte madhore, pastrimi dhe mirëmbajtja e Lumit Krivareka si dhe  rregullimi i rrugës Tugjevc-Gmicë-Gjurishevc, që kanë ndikuar direkt në përmirësimin e infrastrukturës për qytetarët që jetojnë në këto anë.

Vlera e përgjithshme e projektit për vitin 2012 ka vlerën prej 3.3 milionë eurove, që janë mjete nga Buxheti i Kosovës, mbështetur edhe nga Banka Botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)