28 Mars 2024

USAID shpall kriteret për përzgjedhjen e komunave partnere

Prishtinë, 9 nëntor - Programi i USAID-it, Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive bëri shpalljen e kritereve për përzgjedhjen e 15 komunave, të cilat do të marrin pjesë në këtë program, së bashku me 10 Komuna serbe të Kosovës të përzgjedhura më herët.

Shpallja e kritereve për përzgjedhjen e Komunave u zhvillua në dy takime të ndara me Kryetarë të Komunave dhe Kryesues të Kuvendeve Komunale të Kosovës të cilat u mbajtën me 3 dhe 4 Nëntor.

Përfaqesuesit e Komunave u njohtuan rreth kritereve për përzgjedhje, si dhe pranuan pakot e aplikimit të cilat duhen plotësuar. Përzgjedhja e komunave partnere është një proces i barabartë konkurrues i zhvilluar në partneritet me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.

“Me procesin e demokratizimit ndjekur nga Qeveria e Kosovës, Komunat do të marrin përgjegjësi më të mëdha. Ky projekt do të ju ndihmoj Komunave për të përmbushur këto përgjegjësi, dhe të vazhdoj në rrugën për decentralizim të plotë dhe ushtrim më të madh të kompetencave të cilat barten me procesin e decentralizimit”, ka thënë Drejtoresha e misionit USAID Patricia Rader në takimin fillestar me Komunat.

“Procesi i përzgjedhjes është një qasje e mirë për të stimuluar performancë më të mirë dhe konkurrencë pozitive ndërmjet Komunave. Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive e USAID-it do të kontribuoj në avancim të Qeverisjes më të mirë në Kosovë”, ka thënë Besnik Osmani, Sekretar i Perhershem në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. 

Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive parasheh Kuvende Komunale proaktive të cilat i përgjigjen nevojave të qytetareve, si dhe tregojnë angazhim më të madh ndaj qytetarit i cili ka rol të veçantë në marrjen e vendimeve në Komuna.

Programi do të përkrah deri në 25 Komuna të Kosovës, perfshirë Komunat me popullatë serbe te cilat shprehin gadishmëri për bashkëpunim, për të identifikuar nevojat dhe arritur rezultate konkrete siç janë: zhvillim më i mirë organizativ, qeverisje më efektive, përmirësim i shërbimeve lokale, zhvillim më të fuqishëm ekonomik dhe rritje e besimit të qytetarëve si dhe angazhim në qeversje lokale. 

Iniciativa për Komuna Demokratike Efektive e USAID-it është program tre vjeçar dhe është i dizajnuar ti mbështesë Komunat  e Kosovës për te ofruar sherbime me te mira per qytetaret dhe të promovoj qeverisje te mirë lokale. Iniciativa për Komuna Demokratike Efektive implementohet nga Instituti Urban.

Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar ka ofruar ndihmë ekonomike dhe humanitare në mbarë botën për më shumë se 40 vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)