17 Maj 2024

USAID nënshkruan memorandumi bashkëpunimi me BQK-në

Prishtinë, 15 nëntor - Sot, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri dhe ushtruesja e detyrës së Drejtorit të Misionit të USAID-it për Kosovë, znj. Azza El-Abd, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të Regjistrit të Kredive dhe sigurimit të një kornizë për mbështetjen e nevojshme të Bankës Qendrore nga USAID-i.

“Një bazë e fuqishme e të dhënave do t'i japë huadhënësve më shumë besim në rritjen e bazës kreditore. Një regjistër kreditor efektiv është një fitore e përgjithshme për huamarrësit, huadhënësit dhe ekonominë në tërësi,” tha Azza El-Abd, ushtruesja e detyrës së Drejtorit të USAID-it për Kosovë në ceremoninë në fjalë.

Ky Memorandum krijon një kornizë për mbështetje të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për përmirësimin e Regjistrit të Kredive, me qëllim të ngritjes së kualitetit të informatave në sistemin kreditor për të siguruar vendime me rrezikshmëri të saktë kreditore dhe qasje në financa.

Qëllimi është t’ju mundësohet institucioneve kredidhënëse në Kosovë të marrin vendime të bazuara në informacione të sakta kreditore. Përmirësimet në fjalë përfshijnë një softuer të ri, instruksione të reja operacionale, fokus të ri në të drejtat e huamarrësve, rregulla të reja në raportim, materiale të reja për marketing, dhe shfrytëzues të rinjë të Regjistr

Qëllimi i këtij Memorandumi është të formalizojë këtë marrëveshje në mes të Programit të USAID-it për Përmirësimin e Mjedisit Afarist dhe Bankës Qëndrore të Republikës ë Kosovës, duke qenë kështu vazhdimësi e marrëdhënieve të gjata në mes USAID-it dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)