27 Prill 2024

USAID hap programin në ndihmë të ndërmarrësve të rinj

Prishtinë, 6 maj - Të rinjtë e Kosovës që janë të motivuar të bëhen ndërmarrës tani do të kenë përkrahje për zhvillimin e bizneseve të reja dhe përmirësimin e bizneseve ekzistuese përmes një programi të ri të USAID që ka nisur aktivitetin në prill.

Programi për Ndërmarrësit e Rinj i financuar nga USAID synon të rinj të moshës 18-35 që kanë ide të reja dhe novatore biznesi dhe iu ofron ndihmë financiare dhe teknike.

Në prezantimin e organizuar më 5 maj për të rinjtë e Prishtinës, përfaqësues të Programit për Ndërmarrësit e Rinj bënë të ditur se të rinjtë që kanë kryer trajnime ndërmarrësie, që kanë zhvilluar plane biznesi ose që kanë biznese jo më të vjetra se 24 muaj tani mund të aplikojnë për ndihmën financiare dhe teknike që ofrohet nga Programi.

“Ndërmarrësia është një aspekt shumë i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të një vendi.  Më shumë biznese të reja të qëndrueshme rezultojnë në përfitime më të mëdha për shoqërinë: më shumë vende pune, të hyra familjare, krijim i një mjedisi të shëndoshë afarist, mundësi për të ofruar shërbime të reja që nevojiten për një jetë dinamike dhe më shumë të hyra komuinale përmes taksave. 

Të rinjtë e Kosovës kanë ide për biznes dhe ne jemi këtu t’ju ndihmojmë t’i jepni jetë ideve tuaja,” tha Gregory Olson nga Zyra e Zhvillimit Ekonomik të USAID. 

Programi për Ndërmarrësit e Rinj ka organizuar prezantime të ngjashme dhe me të rinjtë në Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj dhe Mitrovicë.  Më shumë se 400 të rinj kanë mësuar si mund të aplikojnë për ndihmën që ofron USAID si dhe për kriteret që duhen plotësuar

Përmes Programit për Ndërmarrësit e Rinj, USAID do të investojë në përkrahje të matur dhe të mirëstrukturuar për të rinjtë e Kosovës si një nga mënyrat për të zhvilluar ekonominë dhe për të krijuar vende të reja pune.

 Në të njëjtën kohë, program ofron përkrahje të vazhdueshme dhe krijim të rrjetit për ndërrmarrësit e rinj të Kosovës që janë të përgatitur të marrin parasysh rrezikun dhe emocionet kur nis një biznes të ri.  Programi implementohet nga Education Development Center Inc.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)