10 Maj 2024

UNMIK në veri jotransparente për buxhetin

Mitrovicë, 1 mars - Mostransparenca e administratës së UNMIK-it në veri për shpenzimet e buxhetit, është i shkaktuar probleme Komunës së Mitrovicës, e cila ndan rreth 30 për qind të buxhetit për këtë administratë.

Këtë e ka shtuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin britanik, Ian Cliff.

Kryetari Kastrati, tha se për vitin e kaluar nuk kanë asnjë sqarim të vetëm për shpenzimet që janë bërë. “Ata marrin buxhetin, por nuk janë transparent për shpenzimin e tij. Nuk bëjnë  asnjë raport për shpenzimet”.

Ai potencoi faktin se administrata e UNMIK-ut në veri nuk është duke i respektuar procedurat sa i përket menaxhimit të buxhetit. “Si pasojë e kësaj gjendjeje atje është krijuar një konfuzion i madh”.

Ambasadori Cliff u interesua për gjendjen aktuale në Mitrovicë, për problemet si pasojë e barrikadave në rrugë etj. Një interesim të veçantë shfaqi edhe për Lagjen e Romëve. 

Kryetari Kastrati, tha se barrikadat kanë vështirësuar tejmase jetën e qytetarëve të veriut, në veçanti të komuniteteve joserbe. Përmendi problemet e mëdha që kanë për qarkullim shqiptarët e fshatrave të Leposaviqit, mandej ata të Kodrës së Minatorëve etj.

“Strukturat e sigurisë, si ato vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare duhet të veprojnë më më vendosmëri për krijimin e kushteve për lëvizje të lirë”.

Sa i përket Lagjes së Romëve, kryetari Kastrati, tha se ajo paraqet rrëfimin më të suksesshëm të kthimit të të zhvendosurve në gjithë Kosovën.

“Me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës është mundësuar ndërtimi i një lagjeje të re, në një hapësirë të ndarë nga komuna”.

Tha se vendi ku është ndërtuar Lagja e Romëve është vendi i mirë në Mitrovicë. “Në atë lagje pos objekteve të banimit janë rregulluar edhe rrugë të reja, fusha sporti dhe në përgjithësi janë krijuar kushte shumë të mira për jetë”.

Pas takimit në komunës, kryetari Kastrati dhe ambasadori Cliff kanë vizituar se bashku Lagjen e Romëve.    


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)