27 Prill 2024

UNCHR dhuron tri cisterna për zjarrfikësit e Mitrovicës

Mitrovicë, 5 maj - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka nënshkruar të premten dokumentet për pranimin e një donacioni të UNCHR-së që ka dhuruar 3 rezervuar uji për Njësitin e Zjarrfikësve.

Në këtë ceremoni ka marrë edhe drejtori i UNCHR-së në Mitrovicë, Giusepe di Caro. 
 
Kryetari Kastrati e ka falënderuar drejtorin e UNCHR-së për këtë ndihmë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Ai gjithashtu ka shprehu vullnetin e komunës për të vazhduar realizimin e projekteve të përbashkëta, siq është kthimi i të zhvendosurve dhe integrimi i tyre.

Në anën tjetër, drejtori i UNCHR-së ka vlerësuar lartë konstruktivitetin e drejtuesve të komunës sa i përket projekteve për kthim dhe integrim.

“Është një punë e mirë që është bërë dhe po bëhet në Mitrovicë në këtë aspekt dhe dëshmia më e mirë është Lagja e Romëve ku janë kthyer shumë banorë”.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)