16 Maj 2024

Ulja e burokracisë në të bërit biznes kërkon angazhimin e plotë

Prishtinë, 28 gusht - “Ulja e burokracisë dhe pengesave në të bërit biznes si dhe stimulimi i sektorit privat, kërkon angazhimin e plotë të të gjithë akterëve dhe institucioneve relevante”.

Me këto fjalë nisi takimi i katërt i Këshillimit për Zhvillim Ekonomik (KKZHE), që udhëhiqet nga zv.kryeministrja Mimoza Kusari – Lila.

Në takimin e katërt të KKZHE-së u diskutua për progresin e arritur të Grupit Punues për Reformën në Sistemin e Lejeve dhe Licencave, ku anëtarët e KKZHE-së u pajtuan për dinamikën e implementimit të reformave të sistemit të lejeve dhe licencave.

Gjatë takimit, Ministria e Financave prezantoi pakon e re fiskale, e cila u përcjellë me debat nga ministritë dhe asociacionet e bizneseve.

Në këtë rast, asociacionet e bizneseve të Kosovës rekomanduan që prioritet për lirimin e taksës doganore t’u jepet importimit të lëndëve që nuk prodhohen në rajon, si dhe të zgjatet lista e produkteve me taksë doganore zero (0) për qind. Shtesë e kësaj u diskutua për mundësinë e lirimit të taksës doganore për importimin e pajisjeve elektronike të teknologjisë informative.

Më tutje, gjatë takimit, vazhdoi prezantimi dhe diskutimi i Strategjisë Minerare 2012-2025, ku Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj dha katër shtyllat kryesore të kësaj strategjie.

E ngritur si çështje mjaft e rëndësishme që nga takimet paraprake është futja e Lëndës së Ndërmarrësisë në shkolla fillore dhe të mesme, e cila u elaborua nga zv.ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa.

Në fund të këtij takimi u aprovua kërkesa e Odës Amerikane të Kosovës (e prezantuar në takimin e tretë) për shkurtimin e ditëve të festave dhe amandamentimin e Ligjit mbi festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Shtesë kësaj u diskutua për ndryshimin e nenit 4 të Ligjit të punës, për të larguar transferimin e ditëve të pushimit në ditët pasardhëse të punës, kur ditët e festës zyrtare bien në fundjavë.

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është organi kryesor këshillues dhe vendimmarrës për politikat ekonomike dhe reformat, i cili mbahet çdo muaj.

Ky këshill përbëhet nga Presidenca e Kosovës, Kryeministria, 11 ministri, Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, tri asociacione të biznesit, si dhe nga donatorë të jashtëm të cilët po e ndihmojnë Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)