26 Prill 2024

UBT promovoi revistën “Alumni”

Prishtinë, 28 dhjetor - Sot,  më Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT),  promovoi  revistën “Alumni”.

Revista “Alumni” është numri i parë që promovohet në Universitetin për Biznes dhe Teknologji(UBT), si dhe në Kosovë.
 
Ideja për  botimin e një reviste të tillë ka për qëllim paraqitjen e studenteve që kanë diplomuar në UBT të dhënat për ta, fushën në të cilën kanë studiuar, përvojat nga studimet, vendet e punës ku punojnë tani, përparësitë që ju kanë sjellë studimet dhe praktika në UBT, zbatimin në praktikë në vendet e  punës të mësimeve që kanë marrë sa kanë  qenë studentë.
 
Promovimi u bë në hollin e objektit të UBT-së,  me ç’rast përveç stafit akademik dhe administrativ dhe aluminit të UBT-së morën pjesë edhe mediet dhe përfaqësues të Qeverisë së republikës së Kosovës..
 
Për revistën,  foli Presidenti i UBT. Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili ndër të tjera tha  “UBT-ja krenohet me alumnin e tij, suksesi i juaj është mburrja jonë dhe vlera më madhe që UBT-ja ka është alumni i tij”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)