27 Prill 2024

UBT-ja e themeloi organizatën QK dhe e anëtarësoi në EOQ

Prishtinë, 7 dhjetor - Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë fund muajit nëntor dhe fillim dhjetorit ka qëndruar për disa ditë më radhë në Republikën e Turqisë, dhe ka zhvilluar një varg takimesh me disa drejtues të universiteteve  për bashkëpunim ndëruniversitar.

Si pjesë  agjendës së rëndësishme të z. Hajrizit,  ishte edhe pjesëmarrja në takimin e radhës së Organizatës Ndërkombëtare për Cilësi (EOQ), dhe më pastaj pjesëmarrja e tij në Kongresin Evropian të Organizatës Ndërkombëtare për Cilësi , (EOQ),  të zhvilluar pikërisht në Izmir të Turqisë.

Në këtë takim Dr. Hajrizi ka paraqitur një pasqyrë të plotë të projekteve të zhvilluara në UBT si dhe ka bërë një rekapitullim të gjerë të zhvillimeve në Republikën e Kosovës, me pastaj foli më detajishtë edhe për Organizatën Quality Kosova (QK).

“Duke e parë rendësin e cilësisë dhe të standardeve në Kosovë ne si institucion universitarë jemi munduar dhe kemi marr iniciativën dhe kemi themeluar organizatën Quality Kosova (QK). Përmes kësaj organizate sot Kosova është anëtare në Organizatën  Evropiane për Cilësi (EOQ)”, tha Presidenti i UBT-së, Prof. dr. Edmond Hajrizi, në kongresin Evropian për Cilësi të organizuar në Izmir të Turqisë.

Të gjitha vendet e zhvilluara kanë organizata të tilla, të cilat mundohen ta promovojnë cilësinë e vendit të vet, dhe me themelimin e organizatës në fjalë, edhe Kosova sot është karshi tyre” tha Presidenti i Universitete për Biznes dhe Teknologji (UBT), Prof. Dr. Edmond Hajrizi,  pas përmbylljes së Kongresit në Izmir të Turqisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)