10 Maj 2024

Turqia në 2023 do të jetë ndër 10 ekonomitë më të mëdha të botës

Stamboll, 6 prill - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik OECD është shprehur plot lëvdata në lidhje me Turqinë.

Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së, Angel Gurria i cili ndodhet për kontakte në Turqi u takua me Zv. Kryeministrin, Ali Babaxhan.

Gurria tha se hyrja e Turqisë në 10 ekonomitë më të mëdha të botës deri në vitin 2023, nuk është një ëndërr e pamundur.

Turqia do të jetë kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik që do të zhvillohet gjatë datave 22-24 maj 2012 në Paris.

Përpara Këshillit të Ministrave, delegacioni i OECD-së u taku në Ankara me Zv. Kryeministrin Ali Babaxhan.

Gurria tha; \"Duke u nisur nga pozicioni, ju zini vend plotësisht në zemër të shumë vendeve. Krahas kësaj, ju keni gjallërinë e mjaftueshme edhe në tregun e brendshëm dhe kjo ju ndikon pozitivisht. Shpresoj që Turqia në vitin 2023 të zërë vend ndër 10 ekonomitë më të mëdha në botë. Mos u shqetësoni në lidhje me këtë\".

Ai tha gjithashtu se Turqia, me ekonominë e saj është shembull për shumë vende.

Kurse Zv. Kryeministri Ali Babaxhan foli në lidhje me punimet për Këshillin e Ministrave të OECD-së që do të fillojë në muajin maj.

\"Ministrat e këshillit do të mblidhen dhe do të flasin, dhe do të kenë në rend të ditës 3 tema kryesore. E para është \"Pjesëmarrja në rritjen ekonomike dhe rritja e krijimit të vendeve të punës\" e dyta \"Strategjia e zhvillimit\" dhe e treta \"Tregtia e lirë ndërkombëtare dhe kontributi i kësaj lirie në punësim\". u shpreh Zv. Kryeministri Babaxhan.

Për herë të fundit, Turqia kryesoi këtë këshill para 28 vjetësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)