Turqia me tepricë të buxhetit me 2,5 miliardë dollarë

Ankara, 16 mars - Ministria turke e financave publikoi Raportin e Realizimeve Buxhetore për muajin shkurt. Sipas raportit në fjalë rezervat primare nga 6 miliardë lira që ishin në shkurt të vitit të kaluar, këtë vit u realizuan në 3 milionë e 550 milionë lira turke, apo afërsisht 1 miliardë e 968 milionë dollarë.
Në muajin shkurt të këtij viti të ardhurat buxhetore u rritën me 18,1% dhe u realizuan në shifrën 32,5 miliardë lira turke (afërsisht 18 miliardë dollarë).
Kurse shpenzimet buxhetore regjistruan një rritje në nivelin 12,6% dhe u iu afruan shifrës 34 miliardë lira (rreth 18 miliardë e 850 milionë dollarë).
Ndërkaq teprica e buxhetit për periudhën janar-shkurt 2013 është regjistruar 4,5 miliardë lira (2,5 miliardë dollarë).
Ministri i financave, Mehmet Shimshek në vlerësimin që u bëri këtyre të dhënave tha se shifrat lidhur me realizimet buxhetore tregojnë që trendi pozitiv në lidhje me buxhetin, ashtu siç ndodhi në muajin janar të këtij ka vazhduar të jetë i tillë edhe në muajin shkurt.
Sipas Ministrit Shimshek në përmirësimin e performancën së buxhetit kanë ndikuar rritja e të ardhurave nga privatizimet dhe taksat si dhe rënia në shpenzimet që shkojnë për interesin e kredive të huaja.