28 Prill 2024

Turqia e interesuar të ndihmoj zhvillimin ekonomik të Kosovës

Mitrovicë, 21 gusht - Një delegacion nga Turqia, në mesin e të cilëve kishte deputetë, mandej kryetari i Komunës së Inegolit, bisnizmenë dhe shqiptarë që jetojnë në Turqi për dy ditë kanë qëndruar në Mitrovicë. 

Ata të shoqëruar nga kryetari i Komunës, Avni Kastrati, kanë vizituar projektet që janë duke u financuar nga biznesmenë turq.

Kryetari Kastrati, i cili fillimisht i ka pritur në zyrën e tij në komunë, i ka njoftuar mysafirët me gjendjen në Mitrovicë, rrethanat specifike në aspektin politik etj.

Gjithashtu ai ka folur edhe për problemet ekonomike dhe papunësinë e madhe në këtë komunë, si pasojë e rrethanave të pasluftës.

Ai ka falënderuar delegacionin nga Turqia për ndihmën që shteti i tyre po jep për Kosovën. “Si para luftës, ashtu edhe pas luftës Turqia ka ndihmuar Kosovën në të gjitha aspektet, andaj ne jemi shumë mirënjohës për popullin dhe qeverinë turke”.

Poashtu kryetari Kastrati ka përmendur edhe ndihmën e institucioneve dhe biznesmenëve turq edhe në Mitrovicë. Ceku interesimin dhe përkrahjen e biznesmenëve turq për Zonën e lirë ekonomike që planifikohet të ndërtohet në Mitrovicë.

Në anën tjetër, përmendi konkretisht ndihmën e biznesmenëve nga Inegoli, komunë kjo me të cilën Mitrovica është e binjakëzuar, për organizimin e iftareve që dy vjet me radhë gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

“Një projekt shumë me rëndësi që gjithashtu po realizohet me ndihmën e një biznesmeni nga Inegoli është xhamia në varrezat e qytetit, ku do të krijohen kushtet për kryerjen  e të gjitha riteve fetare për ceremonitë e varrimit, duke shkarkuar qendrën e qytetit, ku tash kryhen këto rite në xhamitë tjera”.

Ndërsa anëtarët e delegacionit turk, kanë shprehur gatishmërinë që të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën dhe veçanërisht me Mitrovicën. Ata theksuan se qëllimi i tyre është që të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Inegolit, Alinur Aktash, tha se miqësia e krijuar me Mitrovicën do të zhvillohet edhe më tej.

Ai tha se Festivali i muzikës popullore në Inegol, ku ansambli mitrovicas merr pjesë që katër vite rresht ka krijuar një lidhje të fortë mes mitrovicasve dhe qytetarëve të Inegolit.

Ai ka paralajmëruar kryetarin Kastrati se çdo vit komuna e tyre do të ndihmoj për realizimin e ndonjë projekti me rëndësi për qytetarët mitrovicas.         
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)