29 Prill 2024

Turqia e gatshme të përkrah Kosovën në lëmin e ekonomisë

Prishtinë, 1 qershor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka pritur sot një delegacion biznesmenësh nga Turqia, me ç’rast është vlerësuar lartë bashkëpunimin politik dhe ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Gjatë takimit grupi i biznesmenëve nga Turqia të udhëhequr nga deputetët e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Rifat Sait dhe Muzaffer Yurittas, ministri Beqaj tha se lidhjet në mes të Kosovës dhe Turqisë janë të shumta dhe theksoi bashkëpunimin e mirw ndërshtetëror mes të dy vendeve.

Gjithashtu, ministri Beqaj para biznesmenëve turq ka shpalosur aktivitetet dhe projektet konkrete të MZHE-së në lëmit të cilat i mbulon kjo ministri duke theksuar nevojën e krijimit të partneritet të dyanshme të kompanive nga dy vendet.

Nga ana tjetër deputeti Yurittas theksoi se Turqia është e gatshme të përkrah Kosovën në lëmin e ekonomisë dhe shprehu gatishmërinë e kompanive turke për angazhim në lëmit e bujqësisë, blegtorisë, tekstilit dhe lëmit tjera.

Ai theksoi se Turqia do të vazhdoj të përkrah Kosovën si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë politik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)