16 Maj 2024

Tsipras: Marrëveshja e huasë është pilot automatik drejt katastrofës

Athinë, 4 qershor - Radikalët e Majtë kanë shpallur programin e tyre duke ngjallur reagime jo vetëm në Greqi, por edhe në mbarë Europën, në ditën e fundit të publikimit të sondazheve, disa prej të cilave u japin vendin e parë, dy javë para zgjedhjeve të reja parlamentare të 17 qershorit.

 Lideri i tyre 37 vjecar, Aleksis Tsipras, ka kërkuar votën e grekëve për të zhbëre qysh në 18 qershor marreveshjen e huasë, në kundërshtim me socialistët dhe konservatorët që kërkojnë votën për ta zbatuar atë, ka deklaruar ai.

“Nuk ka asnjë ekonomist serioz në Europë apo në botë që nuk e pranon se marrëveshja e huasë është një pilot automatik drejt katastrofës së përgjithshme. Ajo është një mekanizëm i falimentimit përfundimtar dhe do të detyrojë që vendi të dalë vullnetarisht nga eurozona”, tha Alexis Tsipras.

Tsipras ka theksuar faktin se nuk ekziston mundësia e dëbimit të një vendi nga euro, vetëm nëse ai shtet do e kërkojë vetë.

“Nëse do të vazhdojë të zbatojë marrëveshjen e huasë, Greqia me siguri do të kërkojë të largohet nga hapësira e monedhës së përbashkët. Nuk shpëton dot i sëmuri nëse i ul dozën e ilacit vdekjeprurës, por shërohet kur ja ndryshon ilacin”, ka shtuar ai.

Aleanca e së Majtës Radikale do të kërkojë sapo të vijë në fuqi rinegocimin e borxhit dhe programe të reja zhvillimi.

Në program flitet se do të rriten përsëri në nivelet e mëparshme rroga minimale dhe asistenca sociale, do të ulet TVSH tek ushqimet e konsumit të përditshëm dhe do të hiqen disa prej taksave të padrejta mbi të varfërit.

“Ne duhet që më në fund të ndalojmë të tatojmë të varfërit në këtë vend dhe të tatojmë të pasurit, ata që ju shmangen taksave”, shtoi Tsipras.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)