29 Prill 2024

Trusti kthen mbi 11 milion euro

Prishtinë, 18 ma j - Kthimet nga investimet e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) gjatë tremujorit të parë 2011 ishin në vlerë tejet të kënaqshme pozitive, prej rreth 11.5 milionë euro bruto, shprehur në përqindje ky kthim nga investimet ishte 2.13 për qind neto.

Rezultati nga investimet ka ndikuar më pas edhe në çmimin e aksionit, i cili u rritë nga 1.0327 euro që ishte në fund të vitit të kaluar, në 1.0548 në fund të këtij tremujori.

Gjithashtu, kthimi pozitiv nga investimet ndikoi edhe në vlerën e mjeteve nën menaxhim që Trusti kishte para këtij tremujori, ku prej rreth 448 milionë euro ajo arriti në rreth 519 milionë eurove.

Edhe numri i aksioneve të emetuara nga Trusti për këtë periudhë referuese u ngritë nga rreth 473 milionë në rreth 492 milionë euro. Për ndryshim nga tremujori

paraprak, kur kthimi nga investimet ishte i përqendruar në 93 pwr qind nga tregu i aksioneve, në këtë tremujor kthimi nga investimet nga ky treg ishte rreth 60 për qind.

Ky ndryshim strukturor në kthimin nga investimet, përveç se është sinjal i ekuilibrimit të tregjeve globale financiare, është edhe tregues pozitiv edhe për efikasitetin e investimeve të Trusti -t në mjete të tjera financiare.

Gjithashtu, vendimi i Bordit në 2010 për të angazhuar një menaxhues mjetesh i cili do t’i mbronte investimet e Trusti-t nga inflacioni i pritshëm global, përmes AXA GILB, rezultoi të jetë i suksesshëm.

Kjo për shkak se performanca investuese e AXA GILB në këtë tremujor është renditur ndër tri më të mirat.

Shprehur në vlerë monetare, në këtë periudhë kthimi nga investimet, prej rreth 11.5 milionë euro, është pasojë e kryesisht: tregut të aksioneve, me 6.9 milionë euro; tregut të kredive, me 2.2 milionë euro dhe nga tregu i bonove globale të lidhura me inflacionin, me rreth 1.5 milionë euro.

Vetëm menaxhuesi i mjeteve Aquila, në të cilën investimet kanë filluar të jenë efektive në muajin shkurt, rezulton se kishte bilanc negativ në kthim, si pasojë e ngjarjeve në Japoni gjatë muajit mars.

Po të marrim parasysh peshën e ngjarjeve negative të kësaj periudhe në botë, me ndikime të forta në tregjet financiare globale, rezultatet finale të investimeve të Trusti-t tejkalojnë parashikimet që kishim për këtë periudhë.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)