03 Maj 2024

Trichet: Kriza ka prekur edhe vendet e mëdha evropiane

Bruksel, 12 tetor - Drejtori i Bankës Qendrore Evropiane Jean Claude Trichet, ka bërë paralajmërimin se kriza ekonomike e Bashkimit Evropian ka kaluar nga vendet e vogla në ato të mëdha.

Në fjalimin që aji mbajti në Parlamentin Evropian, drejtuesve u dha mesazhin: "Veproni sa më shpejtë".

Por në kundërshtim me këtë thirrje Bashkimi Evropian samitin e 17-18 Tetorit e ka shtyrë për javën e mëtejshme.

Në Evropën e ndikuar thellë prej krizës, edhe liderët evropianë edhe drejtorët e financave janë duke bërë mbledhje të njëpasnjëshme.

Kurse Drejtori i Bankës Qendrore Evropiane Jean Claude Trichet, duke u takuar me parlamentarët evropianë ka dhënë mesazhin "Veproni sa më shpejtë".

Drejtori i Bankës Qendrore Evropiane është shprehur se kur bëhet fjalë për drejtimin e krizës koha mbart rëndësi jetike dhe ka thënë: “Struktura e kapitalit të bankave evropiane duhet rinovuar dhe ky vendim duhet marrë sa më shpejtë".

Trichet gjithashtu tha se kriza duke filluar nga muaji i kaluar është përhapur edhe nëpër vendet evropiane me ekonomi të madhe.

Drejtori i Bankës Qendrore Evropiane tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e veprimit bashkërisht të institucioneve dhe qeverive evropiane.

Ndërkohë që Trichet ka bërë thirrje për vënie në veprim sa më shpejtë, samiti i Brukselit i datave 17-18 Tetor ku do të flitet për të ardhmen e zonës euro me bazë krizën në Greqi, është shtyrë për një javë.

Mbrapa skenës flitet se megjithëse liderët e Francës dhe të Gjermanisë duken sikur kanë rënë në ujdi mbi një plan, ata në të vërtetë nuk kanë arritur në një kompromis të plotë dhe kjo është bërë shkak i shtyrjes së samitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)