15 Maj 2024

Tri kushtet që duhet të plotësojë Greqia për të marrë këstin e radhës

Athinë, 11 shkurt - Të mërkurën e ardhshme do të takohen përsëri ministrat e financave të Eurozonës, me qëllim që të vendosin për ndihmën e re ndaj Greqisë, bëri të ditur nga Brukseli kreu i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker.

Juncker sqaroi se para mbledhjes së të mërkurës, Greqia duhet të përmbushë tre kushte kryesore:

- Miratimin deri të dielën të marrëveshjes për kredinë e re.

- Të sigurohen kursime shtesë me vlerë 325 milionë euro për vitin 2012.

- Liderët politikë të japin “garanci të fuqishme” për zbatimin e programit ekonomik.

Siç raporton AMNA, nënkryetari i qeverisë greke dhe ministër i financave, Evangjelos Venizelos, apeloi ndaj forcave politike të vendit që të bëjnë atë që është e nevojshme, me qëllim që të mërkurën e ardhshme që do të mblidhet përsëri Eurogrupi, të jenë përmbushur kushtet për miratimin e programit të ri të ndihmës ndaj Greqisë.

“Momentet janë kritike për vendin dhe kërkojnë përgjegjësi dhe vetëm përgjegjësi nga të gjithë. Gjithçka tjetër nuk ndihmon”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Pandelis Kapsis.

Duke iu referuar punimeve të Eurogrupit, Kapsis vërejti se “siç doli dhe nga mbledhja e sotme e Eurogrupit, jemi ende në mesin e rrugës që duhet të përshkojmë… kemi arritur shumë, por duhet bërë shumë më tepër”.

“Preokupacioni ynë kryesor sot është të garantojmë implementimin e kësaj marrëveshjeje. Hapi i parë do të jetë votimi nga ana e parlamentit, që do të nënkuptojë edhe angazhimin e partive ndaj objektivave dhe politikave të programit të ri ekonomik”, shtoksoi zëdhënësi i qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)