06 Maj 2024

Tremojuri i parë shënon rritje në të hyrat e buxhetit e Kosovës

Prishtinë, 16 maj - Sot gjatë një konference për media Ministri i Financave, Bedri Hamza,në prezantimin e raportin tremujor të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitit 2011 ka bërë të ditur së, gjatë kësaj periudhe buxheti ka shënuar ngritje kualitative në të hyra dhe investime kapitale.

Ministri Hamza ka theksuar se të dalurat buxhetore kanë dallim me vitin paraprak, prej 19 për qind janë më të larta të planifikuara për këtë vit, ku ka të bëjë me pjesën e të dalurave të cilat kanë të bëjnë me implementimin vendimit të qeverisë për pagat.

Karakteristik e buxhetit për vitin 2011, sipas tij është se ka rritje edhe në pjesën e të hyrave për buxhetin e vitit për vitin 2011 edhe në pjesën e të dalurave për vitin 2011.

"Të hyrat për buxhetin 2011 në krahasim me vitin 2010, janë planifikuar që të rriten për 12 për qind. Nëse hymë në instrukturë shohim se të hyrat që administrohen nga doganat, kanë një rritje për 12 për qind, të hyrat që administrohen nga ATK-ja, kanë një rritje prej 18 për qind”, ka deklaruar Hamza.

Sipas tij, një rol i rëndësishëm ju ka kushtuar edhe rritjes së investimeve kapitale në atë pjesë ku më së tepërmi përfitojnë taksapaguesit e Kosovës, që janë investimet kapitale, e që janë planifikuar të jenë në vlerë prej 572 milionë euro.
 
Hamza gjithashtu bënë të ditur se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, janë për 26 për qind më të larta.

Ai ka pohuar se se deficiti primar është planifikuar të mbulohet nga bartja prej vitit paraprak, pasi në fund të vitit 2010 ka qenë një gjendje prej 290 milionë euro para të gatshme, prej tyre 244 milionë kanë qenë para të lira për shpërndarje për vitin 2011.

"Nëse gjithçka shkon konform planit, pritet që rezerva buxhetore të jetë 476 milionë euro, që është rreth 9 për qind e GDP-së dhe një pjesë është planifikuar të financohet edhe nga transferimi i një pjesë të aksioneve të ndërmarrjeve publike", ka nenvizuar Hamza.


Periudha parë e tremujorit të parë 2011, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2010, ka pas të hyra 22 për qind më tepër.

"Nëse hymë në instruktor, del se dogana ka realizuar 19. 2 për qind të hyrave në raport me planin e parë tremujor, ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kemi 23 për qind më tepër. Dogana ka realizuar planin 22.7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi një ngritje prej 26 për qind”, tha Hamza. 


Ndërsa, sa i përket raportit financiar vjetor për vitin 2010, Ministri Hamza, tha se  viti 2010 ishte vit i suksesshëm për sa i përket zhvillimeve në sektorin fiskal ku të hyrat totale ishin 1,126€ milion apo një realizim i planit në nivelin prej 101%.

Në strukturën e të hyrave brenda vitit 2010 u arkëtuan 700.7 milion euro nga tatimet në kufi ndërsa 221.2 milion euro nga tatimet në vend, duke tejkaluar në mesatare nivelin e planifikuar të të hyrave buxhetore. Edhe të hyrat vetanake të nivelit qendror dhe atij komunal u arkëtuan në vlera më të larta se sa ishin projektuar me buxhetin e vitit 2010, çka flet për maturinë tonë në projektimin e të hyrave.

Në anën tjetër, shpenzimet e buxhetuara për vitin 2010 janë realizuar në normën prej 94%, si stimul i mirë fiskal ndaj ekonomisë së vendit, duke rezultuar nga përmirësimi i kapaciteteve planifikuese dhe kapaciteteve për ekzekutim buxhetit nga ana e institucioneve publike.

Gjatë viti 2010, janë shpenzuar 455.3 milion euro, apo 91% e shpenzimeve të buxhetuara kapitale, çka paraqet edhe normën më të lartë të realizimit buxhetor në historikun e shkurtër fiskal të institucioneve tona. Ndërsa shpenzimet në kategoritë  të tjera ekonomike janë realizuar me norma të ngjashme, dhe në përgjithësi, niveli i shpenzimeve totale arriti vlerën prej 1,272 milion euro.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)