15 Maj 2024

Tkurret ekonomia italiane

Romë, 30 gusht - Agjencia e vlerësimit të riskut, Moody’s është pesimiste për të ardhmen e Italisë.

Në fakt agjencia, pak javë më parë, së bashku me Fitch shprehnin optimizmin se Italia, me masat e ndërmarra nga qeveria Monti deri më tani, do të dalë nga vorbulla e krizës brenda vitit 2013.

Por parashikimi negativ mbetet për Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) të Italisë, që sipas Moody’s për vitin 2012 do të bjerë me 2.5 përqind.

Kriza e Eurozonës, thotë Moody’s, është faktori kryesor që rrezikon seriozisht rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Kriza e borxhit grek, pasiguria që karakterizon ekonominë spanjolle, italiane, portugeze dhe irlandeze, janë mëse të mjaftueshme për agjencinë që të parashikojë zymtësi edhe në vitin 2013 për ekonomitë e monedhës së përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)