29 Prill 2024

Thellohet kriza ekonomike në Spanjë

Madrid, 2 qershor - Problemet me “Bankian” i kanë dhënë jetë spekulimeve se Spanja mund të kërkojë ndihmë nga jashtë.

Do të duheshin më shume se 30 miliardë euro për kryerjen e operacioneve të ngjashme mbi tre institucione të tjera nën tutelën e shtetit spanjoll, përfshi Banco de Valencia, e ndërhyrjet në këtë rast do ta çonin faturën në plot 50 miliardë euro.

Kryeministri Mariano Rahoi insiston se bankat e vendit nuk kanë nevojë për ndihmën e shteteve të tjera.

Por shefi i ekzekutivit u detyrua për çdo rast të pohonte se rifinancimi i Spanjës në tregje me nivelin aktual të taksave, është bërë tepër i vështirë.

Instrumenti me të cilin Spanja mund të ndërhyjë tek bankat është një fond që momentalisht ka 5,4 miliardë euro, 1 miliardë nga të cilat janë vene në përdorim për Banco De Valencia.

Madridit i duhet të marrë të tjera hua, por në kushtet e një tregu gjithmonë e më ndëshkues për bonot e vendit. Së fundi interesi mbi bonot dhjetëvjeçare spanjolle kapërceu nivelin alarmues 6,5 %.

E ndërsa tregjet shtojnë presionin mbi qeverinë e vendit, spanjollët po e humbin durimin, dhe pyesin përse duhet të shtrëngojnë ata rripin për telashet sektorit bankar.

“Paratë e shpëtimit të Bankia-s dhe të tjerëve vijnë nga taksapaguesit e thjeshtë.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)