Thellohet kriza e varfërisë në Egjipt

Kajro, 2 maj - Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe i Bankës Botërore (BB) dëshmon për thellimin e krizës së varfërisë në Egjipt.
Në një raport të sajtit informativ Al Mesri Alium, FMN dhe BB kanë deklaruar se niveli i krizës së varfërisë në Egjipt nuk është ulur akoma.
Xhos Verbek, ekspert ekonomik i BB në një konferencë ka thënë; Mesatarja e varfërisë në Egjipt dhe në veçanti në zonat më të varfra ka qëndruar siç ka qenë.
Verbek thotë: Kriza e varfërisë në Egjipt është kontrolluar shumë lehtë por statistikat tregojnë se mesatarja e varfërisë nuk është ulur dhe ka mundësi të vazhdojë.
Eksperti i BB shtoi: 33 % të banorëve në zonat kufitare në Egjipt u kanoset rreziku I varfërisë dhe nuk kanë mundësi të dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla.