23 Prill 2024

“The Economist”: fajeson edhe ndërkombëtarët për korrupsionin në Kosovë

Londër, 19 mars - Një nga gazetat më të njohura britanike “The Economist” ka kritikuar prezencën ndërkombëtare në Kosovë dhe autoritetet kosovare për nivelin e lartë të korrupsionit.

Në numrin e saj të fundit, revista britanike “The Economist” i kushton një shkrim të veçantë korrupsionit në Kosovë, duke bërë fajtorë, jo vetëm qeverinë e Hashim Thaçit por edhe ndërkombëtarët.

Udhëheqësit e Kosovës, dy vjet nga shpallja e pavarësisë, janë vënë nën sulmin e ndërkombëtarëve për tolerimin e nivelit të lartë të korrupsionit.

Duke cituar shtypin e Kosovës, “The Economist” shkruan rreth situatës aktuale në vend, ku nga aferat korruptive një ministër ka përfituar miliona euro. Artikulli përmend përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar dhe deklaratat e zyrtarëve të lartë të BE-së që kanë kërkuar për luftë aktive ndaj korrupsionit.

“The Economist” citon deklaratën e 15 marsit të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, i cili tha se politikanët e Kosovës nuk mund të
presin nga komuniteti ndërkombëtar që ata të kryejnë detyrat e tyre.

“Të tilla fjalë peshojnë shumë në një vend si Kosova, ku shumë njerëz e konsiderojnë ambasadorin amerikan si një njeri që duhet t’i dëgjohet fjala”, theksohet në shkrim. Artikulli për korrupsionin në Kosovë vijon duke u ofruar lexuesve të kësaj reviste faktin se Pieter Feith i ka paraqitur kryeministrit Hashim Thaçi prova që implikojnë një ministër të kabinetit në korrupsion, si dhe kërkesën për ta shkarkuar.

Por “The Economist” vëren se nuk janë vetëm qeveritarët e Kosovës ata që duhet ta mbajnë të gjithë barrën e fajit për korrupsionin. “Misioni policor i BE-së në Kosovë ka një ekip të posaçëm që i dedikohet luftës ndaj korrupsionit, por deri tani nuk ka vepruar ndaj personave delikatë”, vijon artikulli, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për njerëz me pushtet.

Në përfundim të artikullit “The Economist” shkruan se serbët e Kosovës nuk i kanë shpëtuar përfshirjes në korrupsion dhe se bosët e mafias serbe bashkëpunojnë ngushtë me ata shqiptarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)