28 Prill 2024

Thaçi prezanton pakon stimuluese për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 5 dhjetor - Në një konferencë për media, të mbajtur sot në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), krytari i partisë, Hashim Thaçi ka prezantuar pakon e re stimuluese për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
 
Thaçi ka thënë se gjatë mandatit tre vjeçar qeveria e tij ka bërë reformën e politikave fiskale dhe kemi zvogëluar normën e tatimit në fitim për 50%, me qëllim të krijimit të një ambienti të favorshëm për biznes dhe sidomos për bizneset prodhuese Agro-Biznesin, si dhe bizneset fillestare.

Me qëllim të përmirwsimit të bilancit tregtar dhe rritjes së punësimit, qeveria e ardhshme sipas tij do të vazhdoj me këto reforma që mbështeten nga lirimi nga tatimi në fitim të korporatave.
 
Lirimi sipas tij do të bëhët për të gjitha ndërmarrjet e reja që investojnë mbi 5 milion euro dhe krijojnë 100 vende pune për 5 vitet e para të afarizmit lirohen nga pagesa e tatimit në fitim.

Ndërmarrjet që investojnë deri në 3 milion euro dhe punësojnë mbi 50 puntorë do të lirohen në 3 vitet e para të afarizmit nga pagesa e tatimit në fitim.

Po ashtu edhe për ndërmarrjet që investojnë mbi 1 milion euro dhe hapin 20 vende e reja pune do të lirohen nga pagesa e tatimit në fitim për 2 vitet e para të afarizmit.
 
Thaci ka thënë se do të subvencionojn kamatat për agrobiznes me qëllim që të përkrahet ky sektor, i cili gjeneron vende të reja të punës, përmirson bilancin tregtar, njëkohësisht zëvendëson importin me produkte vendore.

"Do ta bëjmë subvencionimin e  kamateve për këtë sektor me qëllim të zvogëlimit të normës së interesit, që paguhet për kreditë nga bankat komerciale", ka theksuar ai.
 
Njëherit Thaci ka thënë së do të lirojn edhe tatimet nga doganat me qëllim të përkrahjes të ndërmarrjeve prodhuese dhe stimulimit për produkte vendore do të lirohen nga pagesa e doganës lëndët e para dhe amballazhi
 
Ai ka deklaruar se me qëllim të ruajtjes së standardit të qytetarëve të Kosovës, sidomos të kategorive më të rrezikuara dhe përshtatjes së normave të TVSH-së me vendet e regjionit, do të aplikohet TVSH-ja me norma të diferencuara. Për produktet siç janë: buka, mielli, qumështi, sheqeri, vaji, uji i pijshëm, energjia elektrike, do të zvogëlohet norma e TVSH-së në 9% dhe për produktet tjera norma standarde.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)