16 Maj 2024

Thaçi: Kosova ofron mundësi të mëdha për investime

Prishtinë, 8 qershor - Në ditën e tretë të vizitës së tij zyrtare në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, takoi Kryeministrin e Japonisë, Yoshihiko Noda.

Kryeministri Thaçi falënderoi Kryeministrin Noda për mbështetjen që i ka dhënë Japonia Kosovës tash e 13 vite, si dhe shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e popullit të Kosovës për popullin Japonez, pas tërmetit dhe cunamit, që ka goditur Japoninë vitin e kaluar.

Kryeministri Thaçi e informoi Kryeministrin Noda për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Kryeministri Thaçi gjithashtu përmendi suksesin që ka arritur Kosova në vitet e fundit në fushën e zhvillimit ekonomik, duke i dhënë një theks të veçantë rëndësisë së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve nga Japonia.

“Kosova është një vend i vogël, por i mundësive të mëdha. Ne tani duhet të mbyllim kapitullin e asistencës dhe të hapin kapitullin e zhvillimit dhe investimeve. Kosova ofron mundësi të mëdha për investime sidomos në fushën e minierave, energjisë, bujqësisë dhe turizmit”, theksoi Kryeministri Thaçi.

Kryeministri Noda falënderoi Kryeministrin Thaçi për vizitën që po i bën Japonisë, si dhe falënderoi Qeverinë dhe popullin e Kosovës për mbështetjen dhe solidaritetin e shprehur pas tërmetit dhe cunamit të vitit të kaluar.

Kryeministri Noda shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së tij për thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Japonisë.

“Ju jeni takuar me akterët kryesor shtetëror dhe institucional në Japoni dhe vizita juaj paraqet një bazament solid për të thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona” – u shpreh Kryeministri Noda.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)