10 Maj 2024

Thaçi: Kemi garantuar votat për anëtarësim në BERZH

Prishtinë, 29 shkurt - “Kosova do të trajtohet si të gjitha vendet tjera, e barabartë, dhe ky hap, ky standard bëhet vetëm për vendet e pavarura dhe sovrane dhe të njohura ndërkombëtarisht, kjo do të bëjë shkurtimin e rrugës për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do të vazhdohet me marrëdhëniet kontraktuale me BE-në”.

Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë ndërsa shtoi se tashmë janë të konfirmuara edhe zyrtarisht votat e mjaftueshme për anëtarësimin e Kosovës në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi tha se kjo mbledhje e qeverisë  është e veçantë sepse dje edhe është konfirmuar nga Këshilli i Ministrave të BE-së, avancimi i perspektivës evropiane për Republikën e Kosovës me Studimin e Fizibilitetit.

\"Ky është hapi i parë konkret, unik në mbështetje të shtetit të Kosovës. Gjatë muajit mars, ne do të aplikojmë si Republikë e Kosovës, dhe do të respektojmë procedurat e rregullta që të bëhemi anëtarë të barabartë në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim Evropian” tha kryeministri Thaçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)