05 Maj 2024

TEB shet produktet e Ipko-s me 24 këste pa interes

Prishtinë, 30 qershor - Banka TEB ka zgjeruar bashkëpunimin me kompaninë IPKO, produktet dhe shërbimet e së cilës tani i shet me këste dhe 0 përqind interes. Kohëzgjatja e kësteve për blerjen e shërbimeve mund të shkojë deri në 24 muaj.

Prishtinë, 30 qershor 2011 – Nga bashkëpunimi i ri i bankës TEB dhe kompanisë telekomunikuese IPKO do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e këtyre dy bizneseve, të cilët përdorin produktet dhe shërbimet e telekomunikimit, përmes bankës TEB.

Së fundmi, TEB dhe IPKO kanë arritur marrëveshje për ofrimin e pakove të televizionit kabllor digjital, internetit, telefonisë fikse dhe telefonave të mençur mobil për konsumatorët e tyre, të cilat banka i mundëson të paguhen me 24 këste, nëpërmes kartelës Starcard.

Klientët e TEB dhe IPKO mund të shfrytëzojnë ofertën verore për të blerë produktet e shumë - kërkuara në treg, si iPhone 4, HTC Desire HD, apo pakon TRIO (TV digjital, internet, fiks) me 24 këste, pa kamatë.

“Me këtë bashkëpunim, ne po synojmë që t’i mundësojmë konsumatorëve tanë të blejnë produktet më të preferuara, pa e ngarkuar buxhetin e tyre mujor” ka thënë Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO. “Ky është kombinim i produkteve tona unike me produktet inovative të IPKO’s, të cilat lejojnë blerje me 0 përqind interes, dhe mundësi pagese brenda dy vitesh” ka thënë Kujtim Gazideda, Kryesues i Reklamimit dhe Komunikimit të Bankës.

Kartela Starcard është produkt unik në Kosovë, i cili ofron blerje të produkteve me këste me 0 për qind interes. Përveç kësaj për çdo blerje përdoruesi i kartelës përfiton së paku 1 për qind bonus i cili mund të përdoret për blerje të tjera me Starcard kudo në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)