05 Maj 2024

Të hyrat nga tatimi në pronë kalojnë mbi 3 milionë euro

Prishtinë, 18 prill - Të hyrat nga Tatimi në Pronë  kanë shënuar ngritje rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2010. 

Në periudhën janar – mars 2011 të hyrat nga tatimi në pronë kanë shënuar rekord dhe kanë tejkaluar çdo parashikim të mundshëm, ku të hyrat nga tatimi në pronë për këtë periudhë kalojnë shumën mbi 3 milionë.

Gjatë kësaj periudhe komunat kanë inkasuar në total 3,095,683 euro nga tatimi në pronë.  Shuma e të hyrave nga tatimi në pronë në periudhën janar - mars 2011 është me e lartë se shuma e inkasuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për € 1,035,933 ose kemi ngritje të të hyrave nga ky tatim për 50%.

Pavarësisht progresit të përgjithshëm në grumbullim, progresi individual i komunave është i ndryshueshëm. Tabela e bashkëngjitur tregon se 27 komuna kanë një përmirësim të konsiderueshëm të arkëtimit, kurse 3 komuna kanë rënie në mbledhjen e tatimit në pronë.

Komunat të cilat kanë shënuar progres në arkëtimin e të hyrave nga tatimi në pronë janë: Komuna e Novobërdës me një ngritje prej 465%, Shtërpca me 387%, Obiliqi me 171%, Lipjani me 140% ,Hani i Elezit me 106% e kështu me radhë.

Tri komunat të cilat kanë rënie  në arkëtimin e të hyrave janë: Vitia me -6%, Shtimja me -23% dhe Kaçaniku me -42%, ndërsa komunat e Graqanicës, Ranillugut dhe Kllokotit janë të pakrahasueshme me periudhat e viteve paraprake ngase deri në këtë vit nuk kanë pasur të hyra nga tatimi në pronë, kurse komuna e Parteshit për herë të parë aplikon Tatimin në pronë këtë vit.

Të ardhurat e këtyre komunave nga tatimi në pronë në masë të madhe mund të atribuojnë në shtimin e aktiviteteve, siç janë ndalesa e dhënies së shërbimeve për tatimpaguesit delikuent, për mënyrën më të mirë që qytetarët të kuptojnë të mira nga pagesa e tatimit në pronë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)